Politike

Rama publikon mesazhin e mjekëve të Infektivit: Po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotaroët tradhti të pashembull

VIDEO
Rama shkruan se mjekët po bëjnë heroizëm, kurse qytetarët që dalin në rrugë i quan sabotarorë që po bëjnë tradhti të pashembullt.
Featured image of article: Rama publikon mesazhin e mjekëve të Infektivit: Po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotaroët tradhti të pashembull Mjekët e spitalit Infektiv dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të zbatojnë urdhrat e qeverisë për t’u izoluar në banesa. Në një reagim në Facebook, teska ka publikuar dhe mesazhin e mjekëve të Infektivit që kërkojnë nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, Rama shkruan se mjekët po bëjnë heroizëm, kurse qytetarët që dalin në rrugë i quan sabotarorë që po bëjnë tradhti të pashembullt.

” MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI! 🔴 KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT! 🔴 NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!”, shkruan Rama. 

Ndërkohë në video është Najada Çomo, Shefe e Reparti të Invektivit në QSUT, e cila bashkë me mjekët e tjerë bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përshëndes nga shërbimi Infektiv në cilësinë e shefes së këtij shërbimi. Numri i personave tyë shtaur ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e përgjithshëm e pacientëve është mesatare dhe disa prej tyre janë në gjendje të rënduar dhe po mbahen me terapi intensive. Dal me përgjegjësi të plotë se ndihma e shëbimit Infektiv është shumë e kulifikuar dhe po bëjmë gjithçka për të shpëtuar këta persona, por na duhet dhe ndihma juaj të izoloheni dhe të mos takoni persona, të mos frekuentoni ambiente publike sepse vetëm kështu mund t’ia dalim”, është ky mesazhi i shefes së infektivit Najada Çomos.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment