Politike

“Samiti në Ohër”, Rama publikon VIDEO krah Zaevit e Vuçiçit: Për mini-shengenin janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Në një video të publikaur në Facebook, Rama shihet teska takon dy liderët e tjerë dhe shkraun se janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Featured image of article: “Samiti në Ohër”, Rama publikon VIDEO krah Zaevit e Vuçiçit: Për mini-shengenin janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga takimi në Ohër, me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama shihet teska takon dy liderët e tjerë dhe shkraun se janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve🤝”, shkruan Rama.

Dosja.al më herët duke iu referuar burimeve të saj ka bërë me dije se Rama do të ketë një takim dhe me Alex Soros në një hotel luksoz në Ohër. Kjo është dalja e parë publike e Ramës pas shumë ditësh, ku flitet se prej ditësh Kryeministri ka qëndruar larg ekranit për shkaqe shëndetësore. 

Samiti i Ohrit është i dyti mes 3 liderëve, pas atij të Zagrebit pak javë më parë. Takimet për mini-shengenin zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeve mës palëve për lëvizjen e lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga takimet dhe diskutimet mes palëve. Tre liderët janë kundërshtuar nga aktorë të tjerë, si Kosova e Mali i Zi për lënie jashtë nga mini-shengeni. Ndërkohë që SHBA e ka mbështetur këtë nismë. Zëra pozitiv kanë ardhur dhe nga BE, por kërkojnë integrimin e të gjithë rajonit në marrëveshje.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment