
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në lidhje me bluzat e bardha. Ai ka publikuar pamjet ku shihet momenti kur qytetarëve iu merret tamponi nga autoritetet shëndetësore.
“Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë qytetarët që kanë bërë tamponin shpesh herë kanë rrëfyer për epidemiologë të paveshur me pajisjet speciale, ndryshe nga çfarë duket në videon e postuar nga kreu i qeverisë.
(A.B)/Dosja.al