Politike

COVID-19/ Rama publikon platformën online: Të gjithë qytetarët do komunikojnë me mua dhe ministrat për çdo problem

Platforma do jetë Shqipëriaqëduam.al, por ajo do ketë disa ndryshime specifike për të adresuar problemet e situatës së koronavirusit.
Featured image of article: COVID-19/ Rama publikon platformën online: Të gjithë qytetarët do komunikojnë me mua dhe ministrat për çdo problem Platforma dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot platformën online ky qytetarët mund të tregojnë problemet e tyre gjatë situatës së emergjës së COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan s të gjithë qytetarët nga sot do kenë një kanal emergjence komunikimi me të dhe të gjithë ministrat. Platforma do jetë Shqipëriaqëduam.al, por ajo do ketë disa ndryshime specifike për të adresuar problemet e situatës së koronavirusit.

🔴 KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE

🟡 NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK ëëë.shqiperiaqeduam.al

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

🟢 SKUADRA SPECIALE E PLATFORMËS SË BASHKËQEVERISJES ËSHTË NË DISPOZICION PËR TË TRANSMETUAR ME SHPEJTËSI ÇDO SHQETËSIM TUAJIN TEK UNË E MINISTRAT, QË DO TË LËVIZIM ME SHPEJTËSI PËR ZGJIDHJEN E ÇDO HALLI TË MUNDSHËM. KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM🙏 I LO️E YOU”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “COVID-19/ Rama publikon platformën online: Të gjithë qytetarët do komunikojnë me mua dhe ministrat për çdo problem

  1. Z.Kryeminister po per familjet qe nuk jan ne mardhenje pune dhe nuk marrin as ndihme ekonomike .A keni nje bugjet per ti ndihmuar keto familje

  2. Nuk kam mar akoma pagen e luftes me ka ardh mesazhi sma kam dhon ju lutem me ndimoni

Shto Koment