Politike

Rama publikoi bilancin e ‘luftës’ me koronavirusin, mjeku Taulant Muka kap gabimin: Shkarkoni Task Forcën! Me konkluzione të gabuara po u kushtojnë jetën qytetarëve

Në bilancin e publikuar, ishin të përfshira të gjitha vendet e rajonit dhe ishte përllogaritur numri i vdekjeve dhe të shëruarve nga pandemia e koronavirusit për 1 milion banorë.
Featured image of article: Rama publikoi bilancin e ‘luftës’ me koronavirusin, mjeku Taulant Muka kap gabimin: Shkarkoni Task Forcën! Me konkluzione të gabuara po u kushtojnë jetën qytetarëve Edi Rama dhe Taulant Muka

TIRANË–  Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka kapur një gabim në bilnacin e luftës me koronavirusin të publikuar nga kryeministri Edi Rama. Në bilancin e publikuar, ishin të përfshira të gjitha vendet e rajonit dhe ishte përllogaritur numri i vdekjeve dhe të shëruarve nga pandemia e koronavirusit për 1 milion banorë.

Pikërisht këtu qëndon edhe problem, sipas Mukës, pasi emëruese nuk duhet të jetë numri i banorëve por ai i të infektuave (në rastin tonë 333 persona). Mjeku Muka shkon edhe më tej, duke bërë me faj për bilancin ekpertët e Task-Forcës së Shëndetësisë, të cilët sipas tij duhen shkarkuar pasi kanë bërë përllogaritje të gabuara që mund të shkaktojnë vdekjen e qytetarëve.

“Z. Kryeministër, nëse këtë grafik jua ka dhënë task-forca, atëherë duhet t’i shkarkoni! Emëruesi nuk duhet të jetë numri i banoreve në këtë rast, por numri i të infektuarëve! Kjo grafikë nuk ka asnjë vlerë shkencore, përkundrazi çon në konkluzione të gabuara me kosto jetën e qytetarëve, dhe në atë që ne e quajmë “bad science”. Në këtë rast gishtin nuk mund ta drejtoj tek ju (pasi ju nuk jeni epidemiolog), por tek ata që iu këshillojnë!,”-shkruan Muka në statusin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment