Politike

Rama: Procesi zgjedhor nuk shoqërohet me rritje rastesh, e kemi parë në disa vende

VIDEO
Rama tha se është parë procesi në shumë vende dhe nuk është parë që të ketë rritje rastesh.
Featured image of article: Rama: Procesi zgjedhor nuk shoqërohet me rritje rastesh, e kemi parë në disa vende Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Të infektuarit me COVID19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kryeministri Edi Rama mohoi që dita e zgjedhjeve të ndikojë në rritjen e rasteve të personave të infektuar. Rama tha se është parë procesi në shumë vende dhe nuk është parë që të ketë rritje rastesh.


“Për ata që janë pozitivë dhe nuk janë negativizuar duhet të karantinohen, është e vërtetë, e kemi parë si shqetësim, por të gjithë vendet e tjera kështu e kanë bërë. Kështu është vepruar. Sigurisht që janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por është inkurajuese që s’ka patur të dhëna shqetësuese post elektorale për shëndetin e njerëzve, pra s’ka patur rritje të rasteve të infektimeve. Por respektim duhet i radhëve, s’ka patur problem se këtë e kemi parë me shumë kujdes.”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(F.g/dosja.al)

Shto Koment