Aktualitet

Përplasje edhe në Elbasan, Rama: ‘Partia Rrugore’ pengon integrimin, zgjedhjet s’shtyhen

  • Bllokimi i rrugës në Elbasan, Rama: Deputetë pijanecë që përplasen me Policinë
  • ‘Siç ta boni Ajaxi do të ta bëjë edhe Luli”, Rama kapet me Spahon
  • Rama pagëzon PD, emri i ri që ka zgjedhur kryeministri për kundërshtarët
  • Rama paralajmëron goditjen e bandave në Elbasan: Do vendosim rregullin dhe ligjin!
  • Pas Shkodrës, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta dhe bllokim rruge edhe në Elbasan. Protestuesë të PD të mbështetur nga ish-deputetët Lucciano Bocci dhe Edmond Spaho, bllokuan rrugën ku do të kalonte kryeministri. Rama prezantoi kandidatin e PS për Elbasanin, Gledjan Llatja dhe shtoi se zgjedhjet do të jenë në 30 qershor.
    Përditësuar:

    ELBASAN–”Zgjedhjet nuk do të shtyhen, në 30 qershor fitojmë Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë”,-ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama, zgjodhi t’i jepte opozitës në një të shtunë të tensionuar në këtë qytet. Pas Shkodrës, shefi i qeverisë u prit me protesta dhe bllokim rrugësh edhe në Elbasan, aty ku eskorta e kryeministrit u tentua të bllokohej nga mbështetësit e opozitës. Eskorta kaloi me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që u shtynë me protestuesit.  Ish-deputeti Edmond Spaho u përplas me policinë, dhë Rama ia dha një mesazh nga fjala e tij para qytetarëve të Elbasanit. Në prezantimin e kandidatit që garon për t’i zënë vendin Qazim Sejdinit, Rama tha se PD dhe LSI duan të pengojnë integrimin. PD-së, Rama iu referua si “Partia Rrugore”. Kryeministri përsëriti batutat për Monika Kryemadhin, ndërkohë që ai komentoi edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin e Elbasanit. Kryeministri tha se vdekja e 28-vjeçares në sallën e operacionit është një “tragjedi e rëndë” që s’duhet të ndodhte.

    • 15:58

      I bllokuan rrugën Ramës në Elbasan, shoqërohen 15 persona. Mes tyre dhe dy ish-deputetë

      Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta e me bllokim rruge sot në Elbasan. Pas përfundimit të aktiviteteve të tij, Policia ka proceduar 15 persona të cilët akuzohet se kanë marrë pjesë në protestë duke bllokuar rrugën Kryeministrit.

      Mes të shoqëruarve janë dhe dy ish-deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Aurel Bylykbashi.

      Të 11 të proceduarit janë shoqëruar në Komisariat, për tu marrë në pyetje dhe mësohet se do të hetohen në gjendje të lirë. Kundër Ramës sot pati një protestë në aksin Elbasan-Tiranë, ku pati dhe përplasje me qytetarëve dhe Policisë.

    • 15:33

      Rama tradhton Liverpool-in për Manchester City-n në javët e fundit të kampionatit

      Ndërsa Liverpool dhe Manchester City janë duke luftuar për çdo pikë në kampionat, Edi Rama nuk mund të rrinte jashtë garës.

      Gjatë dimrit kishte zgjedhur skuadrën e Liverpool. Xhupi i trashë i “The reds”, jo vetëm e mbante më ngrohtë, por edhe e asocionte me vendin e parë.

      Rama me xhupin e Liverpool dhe Rama sot

      Në atë periudhe Liverpool ishte në vend të parë 4 pikë larg City-t. Por tani gjërat kanë ndryshuar, koha u ngroh shumë për xhupin e trashë të skuadrës së Klopp dhe Manchester City kaloi 1 pikë përpara.

      Kjo e ka berë kryeministrin të ndërrojë fët e fët xhupat. Të nxjerrë xhupin e lehtë të vendit të parë. Disa e quajnë ters, por vetëm koha do ta zbulojë.

    • 12:02

      Rama pagëzon PD, emri i ri që ka zgjedhur kryeministri për kundërshtarët

      Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër pseudonim për Partinë Demokratike.  Rama e quajti sot PD-në “Parti Rrugore” dhe tha se ish-deputeti Edmond Spaho, e njollosi titullin ‘profesor’.

      Edi Rama, kryeministër

      “Turp për profesorin. Mbase ka qenë profesor i mirë ekonomie. Po si profesor rruge ishte sot. Kush këta, këta “Partia Rrugore”. Me Lulin e me Fatmir Mediun. Kë do zgjidhnit ju këtë burrin apo Mediun. Kë do zgjidhnit? Këtë burrin apo Dash Shehin. Për të mos folur për fallxhoren”-tha Rama.

    • 11:47

      'Siç ta boni Ajaxi do të ta bëjë edhe Luli", Rama kapet me Spahon: Profesori festonte sikur mundën PS

      Edi Rama, kryeminister

      Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para mbështetësve të PS në Elbasan, ku prezantoi edhe kandidatin e PS për zgjedhjet lokale, Gledjan Llatjan, nuk harroi të bënte batuta me opozitën.

      “E pashë atë profesorin, Spahon se festonin fitoren e Ajaxit sikur kishin mund PS. Festonin për Ajax se unë jam me Juventus, ku qëlloi përkoi edhe me Holandën, e shkruante profesori “sic ta boni Holanda dhe Ajax do ta bëjë edhe Luli”. Ky është profesor a e kuptoni ju? Ajax fitoi me lojë të bukur jo duke djeg gomat. Këtu është vendi me i thonë të gjitha, e kishit fallxhoren deputete ju, por prapë do t’ju vijë, t’ju hapë filxhanin, do ju thotë e keni një rrugë për jashtë shtetit ndaj më votoni mua. Po mirë le ta çojë dorën njoni e të thotë se ka pas frikë që i vinte fallxhorja t’i blinte vota. Ta çojë dorën një nga PD se nuk e ka pas hallin se fallxhorja do ju prishë partinë. Tani u bëtë me fallxhoren bashkë. E keni parë? Thotë e kam parë në filxhan i ndodh Ramës një gjë e keqe, infarkt, spital, Gjermani, atje këtu… për fat të keq unë i dal përpara. A e kuptoni ku ka shkuar muhabeti…”-tha Rama.

    • 11:30

      Rama paralajmëron goditjen e bandave në Elbasan: Do vendosim rregullin dhe ligjin!

      Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Elbasan, ceku edhe çështjen e kriminalitetit në një nga zonat më të nxehta në vend.

      Rama garantoi se krimi në Elbasan do të luftohet: Do vendosim rregullin dhe ligjin në Elbasan.

      Edi Rama, kryeminister

      Do të ketë ndryshime. Kemi ulur numrin e vrasjeve, sepse ne dimë t’i adresojmë problemet.

       

    • 11:30

      Rama sfidon demokratët: Ngrini duart nëse s'keni patur frikë se fallxhorja do t'ju blinte votat

      Edi Rama, kryeminister

      Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me batutat para qytetarëve për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se të gjithë demokratët kanë patur frikë nga LSI se do t’ju blinte votat.

      “Do t’ju hapë filxhanin prapë ajo fallxhorja, do t’ju thotë se po nuk votuat mua do ikni jashtë. Le të çojë dorën njëri, që nuk ka patur frikë se fallxhorja do t’ju blejë votën. Se këtu kanë ardhur profesori bashkë me Lulin, mos ia jepni votën fallxhores. Ose merrini lekët dhe kthehuni në shtëpi. Tani janë prapë bashkë”-tha Rama. 

    • 11:25

      Bllokimi i rrugës, Rama: Deputetë pijanecë që përplasen me Policinë

    • 10:54

      “Kryehorri, kryehaleja”, momentet e përplasjes së policisë dhe protestuesve në Elbasan: Ik o byt**ir! (VD)

      Momente të forta tensione në Elbasan në vizitën që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në këtë qytet.  Protestuesit janë përplasur sërish me policinë, ndërkohë që uniformat blu kanë qenë të shoqëruar nga drejtori i Policisë, Albert Dervishi.  “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa. O komunistat e m***. O Sandër Lleshaj o b***ir, Kryehorr, kryehaleja. Ik o b***ir”,-kanë qenë këto disa nga thirrjet e protestuesve kur kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama.

    Një Koment në “Përplasje edhe në Elbasan, Rama: ‘Partia Rrugore’ pengon integrimin, zgjedhjet s’shtyhen

    1. O Rame te hengsha dreken o frikacak i ndyre. Beju nenat te te thone baba keta qelbesirat antiligjore.Polici leshi.Thyeni nja dy tre krahe e kembe e te shikoni dalin me keto zonjushat te qihen rrugeve apo jo

    Shto Koment