Politike

Rama prish ‘armëpushimin’ me mediat, u kërkon ndjesë socialistëve: Më falni që përmenda emrin e Saliut

Përditësuar:

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët në Divjakë ka thyer “armëpushimin” e tij me mediat duke i quajtur sërish kazan. 

Teksa fliste lidhur me situatën politike në vend, Rama ka përmenduar edhe Berishën duke u kërkuar falje më pas socialistëve. 

“Nuk jam unë problemi i tyre jam thjesht pengesa që nuk i lë të varrosin reformën në drejtësi. Lë për ata të tjetret kazan ishin, kazan janë dhe kazan do të jenë po s’kam nevojë t’ua them unë se e dini vetë. Çdo natë përpiqen t’u mbushin mendjen se do të ndodhë një ’97 e dytë. Ata që e shkaktuan ’97 sot janë aq të dëshpëruar saqë mund të tmerrojnë dynjanë me ’97. Madje arrijnë deri aty, siç Saliu e ka treguar, më falni që e përmenda emrin e tij në 28 vjetorin e PS, se është i gatshëm që ta dërgojë deri në zjarrëvënie politikën. Sa i takon shqetësimit shmë të madh të Ilir Metës, përsëris këshillën e Elisa Spiropalit, Mamicës. Ke hall? Bind Monikën dhe atë tjetrin që të mos ndërsejnë Lulin.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m/dosja,al)

Shto Koment