Politike

Rama prezanton spitalin COVID4: Do kurohen pacientët në gjendje të mirë, lehtësim për mjekët e Infektivit

VIDEO
  • Universiteti i mbyllur nga shteti "Kristal", godina e re e COVID4
  • Deri më tani, spitali COVID1 është spitali Infektiv që po shkon drejt mbushjes së kapaciteteve me 73 shtretër të zënë nga 120 në total, COVD2 është spitali "Shefqet Ndroqi", me 190 shtretër, ndërsa COVID3 do të jetë spitali i Traumës.
    Featured image of article: Rama prezanton spitalin COVID4: Do kurohen pacientët në gjendje të mirë, lehtësim për mjekët e Infektivit Edi Rama, kryeminister

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sfidën e radhës për qeverinë, që është shndërrimi brenda 30 ditësh i godinës së Universitetit Kristal (lexo këtu), në një spital karantine. Rama tha se kjo godinë do të shërbejë si një spital për të sëmurët bazë, jo për terapi Intesive. Godina e Kristal do të jetë spital COVID4.  “Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

    Bashkë me të ishte edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se kushtet do të jenë bashkëkohore.  “Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, u shpreh ajo. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Spitali COVID4, është skenari i katërt nëse numri i të prekurve nga koronavirusi shpërthen në bazë të numrave që do të vijnë në ditët në vijim. Deri më tani, spitali COVID1 është spitali Infektiv që po shkon drejt mbushjes së kapaciteteve me 73 shtretër të zënë nga 120 në total, COVD2 është spitali “Shefqet Ndroqi”, me 190 shtretër, ndërsa COVID3 do të jetë spitali i Traumës.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment