
TIRANE- Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se në sezonin e verës, Shqipëria do të ketë ecur përpara me vaksinimin masiv. I pyetur sot nga gazetarët, Rama tha se nuk ka sot një përgjigje sesi do të luhaten shifrat në verë.
“Pres që kur sezoni të hyjë në pikun e vet, të kemi rezultat me vaksinimin dhe kjo do të ndihmojë shumë me vaksinimin. Kur të më gjeni mundësinë që të më tregoni sesi mund të flas unë sesa do të vaksinojmë kur s’kemi në dispizion dozat që duhen për një vaksinim intesiv, atëherë do të jap përgjigjen për një vaksinim masiv.”-tha Rama.
(F.g/dosja.al)