Politike

Rama premton riatdhesimin e shqiptarëve: Po punojnë intesivisht dhe me Presidentin

VIDEO
Kreu i qeverisë tha se do vijohet me kthimet në atdhe dhe po bëhet një punë e përbashkët dhe me Presidentin.
Featured image of article: Rama premton riatdhesimin e shqiptarëve: Po punojnë intesivisht dhe me Presidentin Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot se ka nisur puna për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve që janë bllokuar në vende të ndryshme të botës. Rama tha se janë 1379 që kanë dërguar shqetësimin e tyre në kanalin e emergjencës, por gjithësej janë 2163.  Kreu i qeverisë tha se do vijohet me kthimet në atdhe dhe po bëhet një punë e përbashkët dhe me Presidentin.

Tani dhe një gjë specifike që e kemi diskutuar dhe dje në mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është për kthimin e shqiptarëve në atdhe. E kemi ndarë këtë shqetësim edhe zyra e Presidenti është e përfshirë intensivisht me ministrisë së Evropës dhe Punët e Jashtme, me ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin për Rindërtimin. Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar 1379 shtetas, dhe janë 2163 të raportuar. Kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të identifikohet ppërmes kanalit të ugjencës. Ju lutem mos u ankoni për ambasadat s e telfoni del i zënë. Mos u ankoni se ja ë të zënë. Kemi nisur punën për të lehtësuar ardhjen e tyre në Shqipëri. Ndërkohë janë bërë dhe shumë zgjdhje, kemi tërhequr nga Spanja dhe Gjermania, Rumania dhe vende të tjera”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Problemi i shqiptarëve që janë bllokuar nga COVID-19 në vendet e ndryshme të botës ka qenë një nga temat që është diskutuar në mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Presidenti Ilir Meta e ka ngritur si problem më Ramën dhe ministrat dhe është shprehur ditët e fundit se po punohet në këtë drejtim.

Ndërkohë në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment