Politike

Rama premtoi rritjen e pagave për mësuesit, Bardhi i PUBLIKON VIDEON: I keqpërdor për pushtet, ja faktet nga dosja 184

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se kryeministri, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.
Featured image of article: Rama premtoi rritjen e pagave për mësuesit, Bardhi i PUBLIKON VIDEON: I keqpërdor për pushtet, ja faktet nga dosja 184 Gazmend Bardhi, sekretar i PD

TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video në Facebook, aty shihet Edi Rama me pjesë nga përgjimet e dosjes 184, kur deputetët kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna.

Bardhi shprehet se kryeministri, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës”, shprehet Bardhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Rama është shprehur gjatë një takimi me disa mësues ku diskutuan rreth vitit të ri shkollor se do të rrisë pagat e mësuesve ndaj ka ardhur dhe kjo kundërpërgjigje nga ana e PD-së. Ndërkohë Bardhi ka risjellë përgjimet e dosjes 184, ku drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeci tregonte për marrjen e votave nga stafi pedagogjik. 

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment