Politike

‘Rama premtoi numër të ulët punonjësish në administratë’, Basha: S’mbajti fjalën, numri u rrit për qëllime elektorale

FOTO
Basha shkruan se për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.
Featured image of article: ‘Rama premtoi numër të ulët punonjësish në administratë’, Basha: S’mbajti fjalën, numri u rrit për qëllime elektorale Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘instastory’ disa postime duke akuzuar qeverinë Rama për premtime të pambajtura. Ai shkruan se Rama premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Basha shkruan se për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo.Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment