Politike

Rama pohon se ka kryer serologjikun: Nga eksperienca ime, antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse

Rama ka treguar se antitrupat i janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse, duke lënë të kuptohet se ka kryer testin e serologjikut.
Featured image of article: Rama pohon se ka kryer serologjikun: Nga eksperienca ime, antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se antitrupat i janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse, duke lënë të kuptohet se ka kryer testin e serologjikut. Këtë deklaratë ai e tha mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në një deklaratë për gazetarët pak çaste para se në vend të vinin dozat e tjera të vaksinës ‘Pfizer’

“Objektivi i 14 muajve është shumë ambicion në bazë të kushteve që ndodhemi. Lufta për të siguruar vaksinat është shumë e vështirë, por ne nuk hyjmë te ata që ne dorëzohemi. Situata tani është që vazhdojmë furnizimin me vaksinat Pfizer. Jemi ende duke vazhduar me vaksninim e të moshurve në shtëpitë e të moshuarve si dhe kemi filluar vaksinimin me të moshuarit mbi 80-vjec. Ndërkohë jemi në komunikim me dy shtete për më shumë vaksina dhe shumë shpejt do të kemi lajme. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të mos ulur ritmin dhe tjetër që dua të them është që nga të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë nuk kemi pasur asnjë rast apo shqetësim nga personat e vaksinuar. Nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse. Kjo është pasqyra e deri më tanishme.”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment