Politike

“Rama po e përdor pandeminë për politikë”/ Mirela Tabaku: Qeveria po fsheh realitetin në spitalet COVID

VIDEO
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë po ashtu se  qeveria aktuale po fsheh numrin real të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Featured image of article: “Rama po e përdor pandeminë për politikë”/ Mirela Tabaku: Qeveria po fsheh realitetin në spitalet COVID Mirela Tabaku, PD

TIRANË- Përfaqësuesja e grupit të punës të ngritur nga Partia Demokratike për situatën nga koronavirusi, Mirela Tabaku, ka akuzuar kryeministri Edi Rama duke thënë se ky i fundit po e përdor pandeminë e Covid-19 për politikë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë po ashtu se qeveria aktuale po fsheh numrin real të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria. Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.  Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë. Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet : Qëllimi është të ‘informojmë” dhe – siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill – “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”. Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.”- shkruan ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej ditësh PD, akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po bëjnë politikë me pandeminë e COVID-19. Akuzë e fortë u bë edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha dy netë më parë se janë fshehur numrat e të vdekurve nga COVID-19. Por kjo u mohua nga mjekët. Për këtë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një mesazh për qytetarët në orën 18:00.

(A.K;F.G/Dosja.al)

Shto Koment