Politike

‘Rama po bën grusht shteti’, Braho reagon ndaj Metës: Qesharake, i bie që mazhoranca të bëjë kundër vetes

Braho i ka quajtur qesharake deklaratat e presidentit se Rama po bën grush shteti.
Featured image of article: ‘Rama po bën grusht shteti’, Braho reagon ndaj Metës: Qesharake, i bie që mazhoranca të bëjë kundër vetes Spartak Braho dhe Ilir Meta

Tiranë-Deputeti Spartak Braho, në Komisionin e Sigurisë ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, lidhur me deklaratat e këtij të fundit, se kryeministri Edi Rama po bën grusht shteti. Në mbledhjen e sotme Braho i ka quajtur qesharake deklaratat e presidentit dhe theksoi se mazhoranca nuk mund ta bëjë një veprim të tillë kundër vetes.

‘Ka persona që kanë futur duart deri në brryll dhe deri në krah dhe natyrisht duhet të veprojmë. Duke o thirrur kujt Italia në vitin 80-90 gofiti mafian. SHBA pas ngjarjarje së 11 shtatorit  themeloi një ligj që u përdor në saj të luftës kundër kriminal. Kështu që dhe kemi zgjedhur dy kërkesa që duhet të mbaj ky akt. Unë çuditem me një gjë, alarmin e opozitës së po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bëj grusht shteti ai është qesharake. Grusht shteti duhet të bëjnë opozita dhe forcat e tjera. Nuk mund ta bëjë ai që është në pushtet. I bie që mazhoranca të  bëj kundër vetes. Zonja ministre unë ju bëj thirrje që të bëni kujdes me ligjet, unë kam biseduar edhe më herët’, është shprehur Braho.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet që mesditën e sotme, presidenti Ilir Meta të dalë në një konferencë për mediet, për të cilën ka paralajmëruar se do të ketë prova të reja për grushtin e shtetit.

Debati për shpërndarjen e Parlamentit ka nisur që pas djegies së mandateve nga opozita dhe mos plotësimin e numrit të deputetëve nga listat vijuese. Kuvendi sot numëron 122 deputetë  nga 140 që caktohet në bazë të Kushtetuutës. Për këtë gjë Meta është pyetur shumë herë, por ka deklaruar se ai do veprojë në kohën e duhur dhe do respektojë Kushtetutën, duke mos dhënë një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër përplasjet mes Presidencës dhe maxhorancës janë përshkallëzuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta dje ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo skenar dhe do mbrojë Kushtetutën.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment