Aktualitet

‘Kampi opozitar ka nevojë për pasion!’/ Astrologia Meri Shehu tregon parashikimin e yjeve: Rama pjesën më të keqe e ka kaluar, Basha ka vështirësi më pas do ketë shanse

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe nuk ka lënë pa përmendur dy liderët kryesore në vend, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Featured image of article: ‘Kampi opozitar ka nevojë për pasion!’/ Astrologia Meri Shehu tregon parashikimin e yjeve: Rama pjesën më të keqe e ka kaluar, Basha ka vështirësi më pas do ketë shanse Edi Rama, Lulzim Basha, Meri Shehu

TIRANË– Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor 2020. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Wakeup’ Shehu përmendi dhe kryeministrin Rama për të cilin tha se shenja e tij e Gaforres e ka kaluar më të keqen.

Besoj se pjesën më të keqe e ka kaluar Gaforrja që i përket shenjës së kryeministrit. Tani do presim dhe nga data 15 të shikojmë ca tronditjesh akoma mund të kenë lënë pasoja te shenja e Gaforres, por tendenca e një llogarie ekonomike që duhet të shlyejë më pas saj do jetë e fuqishme se fillojnë ato marrëdhëniet e rregullimit apo sqarimit të situatave të vështira por dhe marrëdhënieve të rëndësishme, aty nisin e lahen ose sqarohen llogaritë. Po 2021 është më shumë sikur do përcaktoni ku jeni, ca keni humbur, ca keni marrë, kryesisht te cështjet ekonomike, kjo lloj analize e 2021 për gaforren më shumë në ekonomi”, tha astrologia në “Wake Up”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për shenjën e Binjakëve i cili është kryedemokrati Lulzim Basha, Shehu tha se do të kenë vështirësi me punën. Më pas do të ketë optimizëm dhe një shans të madh.

‘Iu hapet rruga binjakëve. Do të kemi një fundvit më të mirë për to. Kampi tjetër opozitar nuk ka kuptuar që nuk duhet të jetë thjesht te numrat, ka më shumë nevojë për pasion. Pasioni është i fshehur. Luftën e fiton dashuria. Kemi kohë derisa të përgatiten mjeshtrat e dashurisë të na mashtrojnë. ‘- tha astrologia.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment