LIVE UPDATES
Politike

Rama përshkallëzon “luftën” e tij kundër medias në telefonat celularë

13 Mars 2020, 14:54 Nga DOSJA
Rama përshkallëzon “luftën” e tij kundër medias

Përdoruesit e rrjetit celular Vodafone morën papritur një mesazh të regjistruar gjatë ditës së Enjte nga kryeministri Edi Rama që i këshillon ata se si të mbrojnë veten nga koronavirusi – dhe media.

“Laj duart, mos lëviz nga shtëpia për qejf, hap dritaret sa të mundesh, ruhu nga media,” thuhet në mesazhin nga Edi Rama ku kryeministri prezantohet “Edi jam”.

Pavarësisht se sa telefonata bënin përdoruesit e telefonit, atyre iu desh të dëgjonin mesazhin sërish dhe sërish dhe nuk kishte mënyrë për ta heshtur atë.

Përdoruesit e rrjetit Telekom Albania morën një mesazh pak më të ndryshëm me teks SMS ku përdoruesit këshilloheshin të “mbronin veten nga informacioni i rremë”.

Një pjesë e përdoruesve të rrjetit celular Albtelecom filluan të marrin një mesazh të ngjashëm me Vodafone të Premten.

Këshilli Shqiptar i Medias protestoi ndaj mesazheve të kryeministrit duke argumentuar se ajo përbën një tentativë për të gjetur armikun për koronavirusin te media dhe jo te “paaftësia e qeverisë për të menaxhuar situatën”.

“Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve,” thuhet në deklaratë. [Link]

Media është një shënjestër e vjetër e kryeministrit socialist, i cili përgjatë viteve ka parë imazhin e tij të bëhet pis nga lajmet mbi lidhjet me krimin e organizuar, mbi kontratat kontroverse publike të dhëna për kompanitë vendëse pa garë reale dhe skandale të tjera që përfshijnë keqpërdorimin e fondeve publike.

Rama shpesh është përpjekur të shmangë fajin duke zhvendosur vëmendjen në një luftë kundër medias për të pretenduar se të gjitha akuzat kundër tij janë gënjeshtra të falsifikuara.

Në një rast ai e cilësoi Zërin e Amerikës si një “media që flet nga kazani” ndërsa më vonë hodhi në gjyq tablloidin gjerman BILD për shpifje në lidhje me disa përgjime prokurorie që rrodhën në media dhe që tregojnë bashkëpunim të ngushtë mes politikanëve socialistë dhe figura të krimit në blerje votash dhe në presion ndaj zyrtarëve publikë për të votuar për partinë.

Nëntorin e kaluar, ndërsa vendi u përball me një krizë tjetër të shkaktuar nga tërmeti – dhe i përballur me pikëpyetje mbi shkallën e përgatitjes së qeverisë përballë katastrofave natyrore – Rama kërcënoi media pa emër se do t’i mbyllte, duke pretenduar fuqi të jashtëzakonshme ndaj atyre që “përhapin panik”.

Shqipëria po përballet tani me një nga krizat më të rënda në historinë e re të vendit ndërsa ekonomia është e paralizuar për shkak të masave të ndërmarra për pengimin apo ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Rama është i njohur gjithashtu si person që në rast krizash, të vendit apo të qeverisë së tij, jep këshilla për mediat se si ajo duhet të sillet.

Kështu, në Tetor 2017, ndërsa qeveria e tij përballej me pikëpytje për lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me një bandë famëkeqe trafikantësh droge, Rama  deklaroi se misioni i medias duhet të jetë “ndërmjetësimi me opinionin publik” ndërsa Dhjetorin e kaluar, ndërsa vendi përjetoi pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, Rama sugjeroi se media duhej të kishte për mision forcimin e frymës së solidaritetit njerëzor duke “kontrolluar të ftuarit nëpër emisione”. Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi paketa anti shpifje edi rama koronavirusi ne shqiperi paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën