Politike

Ka pickuar një nga ish-ministret e tij, Rama përfundon në gjykatë, aktivistja pret përballjen me të

Arbana e cila ndodhet në një proces gjyqësor me kreun e qeverisë Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit. Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.
Featured image of article: Ka pickuar një nga ish-ministret e tij, Rama përfundon në gjykatë, aktivistja pret përballjen me të Sevim Arbana dhe Edi Rama

TIRANË– Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana e cila ndodhet në një proces gjyqësor me kreun e qeverisë Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit. Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.

Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e aktivistes Sevim Arbanës e cila ka thënë se ka parë Ramën duke pickuar një nga ish-ministret e tij në vitin 2013 në një nga hotelet e Tiranës, nuk është kaluar lehtë nga kreu i qeverisë, i cili kërkoi dëmshpërblimin prej 10 milonë lekësh e madje ballafaqim në gjykatë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment