Politike

“Për inat të vjehrrës u palluan me mullixhiun”, Rama ‘lëshon’ gojën për opozitarët: Bëjnë siç do Rusia pa ua kërkuar

Rama përdori shprehjen shqiptare ‘për inat të vjehrrës fle me mullixhiun’ në një version më banal, duke u shprehur se opozita ka bërë siç ka dashur Rusia pa ia kërkuar askush këtë.
Featured image of article: “Për inat të vjehrrës u palluan me mullixhiun”, Rama ‘lëshon’ gojën për opozitarët: Bëjnë siç do Rusia pa ua kërkuar Edi Rama në Rusi
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën teksa fliste për marrëdhënien e Shqipërisë me Rusinë. Në një prononcim për ‘Real Story”, Rama përdori shprehjen shqiptare ‘për inat të vjehrrës fle me mullixhiun’ në një version më banal, duke u shprehur se opozita ka bërë siç ka dashur Rusia pa ia kërkuar askush këtë.

Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë gjë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që “Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun”. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë. I kemi……Nëse do i përkisja këtij konspiracioni rus, ata e bëjnë mirë punën tonë. Se përjashtoj (që ka ndikim rus), por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë,”– tha Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment