Politike

Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura

Më tej kreu i qeverisë shkruan se lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura, që kanë shqetësuar qytetarët gjatë ditëve të tërmetit.
Featured image of article: Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura Koronavirusi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve që janë përhapur sot se në Shqipëri mund të ketë mbërritur koronavirusi dhe disa persona janë prekur prej tij. Në një reagim në Facebook, teksa ka shpërndarë deklaratën e Silva Binos, kreut të Insitutit të Shëndetit Publik, shkruan se në Shqipëri nuk ka asnjë rast, por si në të gjithë botën është një kërcënim. Më tej kreu i qeverisë shkruan se lajmet janë përhapur nga mendje të shthurura, që kanë shqetësuar qytetarët gjatë ditëve të tërmetit.

Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë.“, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 132 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Silva Binos, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment