Politike

Rama për kontrollorët: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, kishin bërë llogari djallëzore, luftuam gjithë natën që të mos na iknin vaksinat në një tjetër vend. Është kacafytje botërore

Rama tha se ata janë punonjës që nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, por që i kishin bërë edhe planet në mënyrë djallëzore.
Featured image of article: Rama për kontrollorët: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, kishin bërë llogari djallëzore, luftuam gjithë natën që të mos na iknin vaksinat në një tjetër vend. Është kacafytje botërore Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar rëndësinë e kontrollorëve nga Gjirokastra. I pranishëm në nje takim me kandidatët për deputete, Rama tha se ata janë punonjës që nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, por që i kishin bërë edhe planet në mënyrë djallëzore.

Kryeministri shtoi se ka luftuar gjithë natën që të mos iknin vaksinat në një tjetër vend, pasi Covid-19 ka bërë që vendet të kacafyten dhe është luftë për mbijetesë. 

“Do vazhdojmë më ndërtimin e lagjeve të reja që ta kthejmë tërmetin në një histori të së shkuarës. Është një volum kolosal punë, por ne po e bëjmë. Ne jemi në kushtet e reja të një procesi vaksinimi masiv, me një ritëm që na ka çuar në fashën më të lartë për ritmin e vaksinimit në të gjithë Europën. Kjo ndodh sepse ky është karanteri ynë, forca dhe besimi ynë është ky. E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Ata kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore. Duhen disa javë t’i zëvendësonim. Dhe aq duhen për të sjellë rrumpallën. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje. Ne humbëm një ditë, por sot vaksinat erdhën. Kaluam gjithë natën duke luftuar që vaksinat të mos iknin në një drejtim tjetër. Sepse nuk e beson njeri. Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore. I porosita por mbaji aty. Ç’është kjo? I merr dikush tjetër. Si t’ua them që Presidenti dhe disa leshko u bënë bashkë për t’i bllokuar,”- tha Rama ndër të tjera. 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

LAJM KRYESOR:Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat. Luli, një kukull që flet kur kurdiset

(f.m/dosja.al)

Shto Koment