LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama për ”Corriere”: I kemi bërë detyrat për BE, por s’është çështje jete a vdekjeje

18 Nëntor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Rama për ”Corriere”: I kemi bërë detyrat për BE,

ITALI- Më shumë se një ish-basketbollist, Edi Rama dje dukej si një maratonist. I mbërritur për 24 orë në kryeqytet, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare, kryeministri e nisi ditën në Palazzo Chigi ku pati “privilegjin” të takonte homologun e tij Mario Draghi, “një personazh – thotë ai – që ka dalë nga faqet më të mira të historisë politike të Evropës”, për të përfunduar më pas vizitën me takimin e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio. Megjithatë kur ulet në divanin e Hotel Splendide Royal për intervistën me Corriere della Sera duket se nxjerr në pah një hije zhgënjimi për negociatat për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian: Është një moment i vështirë – shpjegon ai –, kriza e refugjatëve e 2015-ës lëshoi valë populiste dhe Shqipëria është viktima e parë është procesi i zgjerimit të Bashkimit. Frika nuk është kurrë një këshilltar i mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse janë të nevojshme që Shqipëria të ndërtojë Shqipërinë moderne”.

Sapo mbërritët në Itali thatë: “Po vij në shtëpinë time tjetër”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe kemi shumë kompani italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë pensionet për shqiptarët e shumtë që kanë punuar prej vitesh dhe paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam biseduar me Draghin për këtë. E kuptoj kujdesin e palës italiane, sepse është edhe një proces që do të finalizohej me një kosto të caktuar, por është një rezultat i pashmangshëm, sepse të gjithë këtyre njerëzve nuk mund t’u mohohet e drejta për të marrë pension. 
Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia.

Si janë marrëdhëniet me vendet fqinje?

Edi Rama: Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira, sigurisht që mbeten probleme siç është njohja e Kosovës nga Serbia, por mendoj se ekziston mundësia e ndërtimit të një rruge të përbashkët. Atëherë varet nga ne nëse ia dalim apo duam të biem në grackat e së shkuarës.

A  do të jeni në gjendje të realizoni nismën e Ballkanit të Hapur, d.m.th. krijimin e një mini zone Shengen midis Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe ndoshta Malit të Zi?

Edi Rama: Ne jemi duke punuar për këtë, por, siç thashë, kjo varet vetëm nga ne

Ju jeni avokat i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cënon kjo lirinë e shprehjes?

Edi Rama: Një rregullim është i domosdoshëm, shikoni se si kanë ndikuar vitet e fundit, nuk janë forcuar demokracitë por regjimet autokratike, imagjinoni çfarë do të bënte sot propaganda naziste po të kishte mediat sociale. I gjithë ky anonimitet në emër të lirisë së shprehjes nuk është i shëndetshëm sepse më pas të tërheq në baltë.

Në mars 2020, kur këtu shpërtheu pandemia, dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali, këtë vit ju hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni një vend bujar.

Edi Rama: E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne sa dy jetë nuk do të mjaftonin për të falenderuar, ata pak mjekë nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër Covid-19 por kanë mundur të tregojnë se edhe ne i jetojmë dhimbjet tuaja. Sa për afganët, ne jemi anëtarë të NATO-s dhe kjo ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që besuan në ne dhe punuan për ne. Për më tepër, ne kemi një traditë të lashtë të mikpritjes, ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, nuk kemi dorëzuar kurrë asnjë hebre tek nazistët.

A keni një marrëdhënie shumë të fortë me Shtetet e Bashkuara, por Evropa është e para?

Edi Rama: Aleanca jonë me Amerikën është e bazuar në histori, për ne Shtetet e Bashkuara ishin fillimisht mishërimi i së keqes, pastaj u bëmë dashamirëse të saj, por Evropa është një gjë tjetër, është fati ynë.

Si po ecën lufta kundër korrupsionit, i cili konsiderohet si një nga problemet kryesore në vendin tuaj?

Edi Rama: Lufta kundër korrupsionit shkon paralelisht me modernizimin, sa më shumë të jeni në gjendje të modernizoni, aq më shumë jeni në gjendje ta frenoni atë. Kemi bërë progres të rëndësishëm, por jo gjithçka është pozitive, sigurisht që ka ende probleme, ka pengesa. Jam mësuar ta shoh gotën gjysmë plot.

Më pas, kryeministri ngrihet në këmbë, pasi e presin në Farnesina. Shtati i tij imponues, më shumë se dy metra i lartë, mbush dhomën e hotelit ku u zhvillua intervista. Introvert, fjalëpak, Ramës, 57 vjeç, i pëlqen që kur ka kohë, t’i dedikohet pikturës: Zakonisht pikturoj në zyrë – thotë ai –, është një aktivitet që shkon paralel me punën time. si hija që të shoqëron kur ecën.

Marrë dhe përkthyer nga Corriere Della Sera

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne itali itali mario draghi edi rama edi rama ne itali itali mario draghi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën