Politike

“Shqiptarët janë mashtrues”, Rama intervistë për ‘Bild’, i përgjigjet ashpër ‘ZDF-së’: I befasuar nga emisioni, deklarata të turpshme e raciste

  • “Mashtruesit shqiptarë”, BILD: Kjo është një fyerje raciste për Shqipërinë
  • Në prag të vizitës së tij në Gjermani, Rama tha për gazetën se ishte ndierë i befasuar se si shqiptarët mund të portretizohen në atë lloj mënyre.
    Featured image of article: “Shqiptarët janë mashtrues”, Rama intervistë për ‘Bild’, i përgjigjet ashpër ‘ZDF-së’: I befasuar nga emisioni, deklarata të turpshme e raciste Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “BILD”, ku edhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj moderatorit të kanalit gjerman ZDF, Markus Lanz lidhur me deklaratën e tij për shqiptarët. Në prag të vizitës së tij në Gjermani, Rama tha për gazetën se ishte ndjerë i befasuar se si shqiptarët mund të portretiziohen në atë lloj mënyre.

    Jam shumë i befasuar që mund të dëgjoni këtë lloj gjuhe në një stacion televiziv si ZDF! Nuk e di nëse ky është një gabim i pafajshëm apo një racizëm ndaj shqiptarëve si popull, por është qartë një frazë e turpshme“, u shpreh Rama.  Më tej Rama shtoi se kjo nuk ishte hera e parë kur Shqipëria dhe shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por la të kuptohej se nga ZDF priste më shumë.

    Nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet shënjestër për gazetarët përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”, shtoi kreu i qeverisë shqiptar.

    Pavarësisht deklaratave të gazetarit dhe seriotipizimit të shqiptarëve, Edi Rama shprehet i vendosur se do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin. “Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar”, ishte kjo deklearata Kryeministrit.

    Më tej shtoi se “Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të ‘Lanz-it’?

    Gjatë një emisioni në ZDF, ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit Markus Lanz teksa bëhej bilanci i minitrit.

    Lanz: Për të gjithë apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!
    Scheuer: Sigurisht që për të gjithë
    Lanz: Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla.
    Scheuer: Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ. Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU.
    Lanz: Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve.

    (K.M. A.B. Dosja.al)

    Shto Koment