Politike

Rama flet pas takimit me krerët e BE: Fokusi tek konferenca e donatorëve, BE ende s’ka mbështetur Shengenin Ballkanik (VD)

Në një intervistë të shkurtër për mediat, Rama u shpreh se diskutimi ishte fokusuar mbi sfidat e përbashkëtatë Shqipërisë dhe BE-së,  metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Featured image of article: Rama flet pas takimit me krerët e BE: Fokusi tek konferenca e donatorëve, BE ende s’ka mbështetur Shengenin Ballkanik (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqiptarëve

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit informal me liderët e BE. Në një intervistë të shkurtër për mediat, Rama u shpreh se diskutimi ishte fokusuar mbi sfidat e përbashkëtatë Shqipërisë dhe BE-së,  metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Në fjalën e tij ai tha se është i fokusuar tek konferecna e donatorëve dhe shtoi se Shengeni Ballkanit nuk e ka mbështetur ende këtë nismë, por që mbështetja për të do vijë shumë shpejt.

Cila do jetë e ardhmja e negociatave pas darkës së sotme?

Jam i fokusuar tek ajo që do jetë kurorizimi i një rrugë të gjatë që është konferenca e donatorëve nesër. Por kemi diskutuar dhe për temën që ju thoni. Ka ardhur momenti që të themi të vërteta dhe të mos ngelet topi në fushë. Ka një dakordësi për metodologjinë e re dhe një rilindje të porcesit të zgjerimit të vendeve kandidate, jo vetëm për bazën e sotme por dhe për aspektet financiare. Do shikojmë më tutje, kemi rënë dakord që të vijojmë diskutimet për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit.

Prisni një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka qenë pozitiv, dhe do jetë pozitiv, pasi nuk ka si të jetë ndryshe, pasi ne i kemi bërë detyrat. Por ne çfarë i bëjmë i bëjmë për veten tonë dhe jo për ndërmarrjen e Bashkimit Evropian, pasi atyre u takon të thonë fjalën e tyre për punën tonë.

E ardhma e Shengentit Ballkanik?

Kemi diskutuar për të ardhmen e një bashkëpunimi rajonal, më herët se vonë Bashkimi Evropian do ta mbështesë këtë niSme dhe do duhet dhe pak durim, pasi ngatrrestarët janë dhe në Evropë. Do presim derisa sa BE të ketë fokusin tek kjo nismë dhe kam bindjen se BE do ta mbështesë fuqimishtë dhe do vlerësojë shtetet që kanë marrë pjesë në këtë shengen rajonal.

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë  takuar me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment