Politike

Rama: Pas punonjësve të fasonerisë do vaksinohen ato të hoteleve, aty ku ka masë njerëzish

VIDEO
Teksa ishte së bashku me biznesmenët në Durrës, Rama tha se me anë të vaksinimit masiv do të këputet zinxhiri i infektimeve në shumë pjesë dhe do të sjellë një sezon turistik të lehtësuar. 
Featured image of article: Rama: Pas punonjësve të fasonerisë do vaksinohen ato të hoteleve, aty ku ka masë njerëzish Edi Rama

DURRËS– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme nga Durrësi, se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerive do të vijojë vaksinimi i punonjësve të hoteleve. Teksa ishte së bashku me biznesmenët në Durrës, Rama tha se me anë të vaksinimit masiv do të këputet zinxhiri i infektimeve në shumë pjesë dhe do të sjellë një sezon turistik të lehtësuar.


DEKLARATA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat. Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Rama: Pas punonjësve të fasonerisë do vaksinohen ato të hoteleve, aty ku ka masë njerëzish

  1. Me administraten nuk merresh …as me polici e ushtri ..kto i ke te sigurte si vota ??? Te duhen fasonerite e hotelet …jan tere ato njerez …duhet vota e atyne te bo puneee eeee vallai je gjo e zgjut ..po ce do po rr..kk ..do mbesesh me gjith kto magji qe po ben …

Shto Koment