Aktualitet

Rama paralajmëroi luftë për ‘të fortët’ e rrugëve, Artan Hoxha tregon detaje: Do përbëhet nga komando që kanë qenë në Irak

Artan Hoxha ka deklaruar gjithashtu, se këto komando janë më të predispozuar për të përdorur armët, ndryshe nga RENEA e aq më tepër një polic i thjeshtë.
Featured image of article: Rama paralajmëroi luftë për ‘të fortët’ e rrugëve, Artan Hoxha tregon detaje: Do përbëhet nga komando që kanë qenë në Irak Artan Hoxha, gazetar

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në konferencën e ditës së sotme se është gati njësia speciale për të luftuar të ‘fortët’ e rrugëve.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e “45 minuta” në Report Tv ka zbërthyer të gjithë skemën se si do të funksionojë kjo njësi speciale, në varësi të cilit institucion do të jetë dhe cila do të jetë përbërja e saj. Përballë gazetarit Denis Minga, Hoxha është shprehur se kjo njësi speciale, e cila ende nuk është “pagëzuar” me një emër specifik, do të ketë në përbërje të saj forca komando nga Ushtria, të cilët do të jenë pjesë të operacioneve ku të përfshirë do të jenë emra me rrezikshmëri të lartë në botën e Krimit. Hoxha është shprehur se këto 30-40 forca komando janë trajnuar në Akademinë e Policisë së Shtetit, duke kompletuar formimit e tyre ushtarak dhe atë policor. 

“U zgjodh një trup prej 50 efektivësh nga forcat komado të Ushtrisë të cilët u mungon formimi policor janë dërguar në Akademinë e Policisë së Shtetit, ata po e përfundojnë trajnimin për mënyrën se si vepron policia, si duhet të veprojnë në operacione. Në fillim janë trajnuar si komando për të luftuar terroristët në fron dhe tani edhe për ato policore. Një nga RENEA është trajnuar për forcat urbane, ai duhet të mbrojë edhe jetën e kriminelit, ndërsa për një komando armiku është i pamëshirshëm. Tani janë 34-40 komando. Kjo njësi do të jetë e varur nga Drejtori i Policisë së Shtetit, por do jetë autonome. Objektivi kryesor do të jenë arrestimet e shumë të kërkuar që janë problematik dhe goditjen e elementëve të grupeve kriminale me rrezikshmëri shumë të lartë. Kjo njësi do kap ata që Rama i quajti “të fortët e rrugëve”. Informacioni kësaj njësi do t’i vijë nga policia kriminale, ata thjesht do e ekzekutojnë”, u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha ka deklaruar gjithashtu, se këto komando janë më të predispozuar për të përdorur armët, ndryshe nga RENEA e aq më tepër një polic i thjeshtë.

“Trajnimi i tyre si ushtarak i bën që të jenë më të predispozuar që vendimi që ata marrin të prevalojë nga përdorimi i armëve. Një polic nuk e tërheq këmbëzën e armës kollaj. Edhe snajperi i RENEAS mendohej shumë thellë, kur s’kishte zgjidhje tjetër. Në rastin konkret, kjo trup përbëhet nga komando që kanë qenë në misione paqeruajtëse, komando që kanë qenë në Afganistan, Sudan, Irak që vijnë nga fronti i luftës, kanë qenë në betëjë me armik të rrezikshëm, ata janë marrë nga komando dhe do jenë si efektivë policie”, tha Hoxha në Report Tv.

Hoxha zbuloi se kjo njësi do të fillojë zbatimin shumë shpejt, pasi është bërë gati kuadri ligjor dhe insfrastruktura.

“Ka pasur një VKM që ka lëvruar buxhetin, që ka rregulluar hapësirën ligjore si do funksionojë, Policia ka një kabinet që merret me këtë punë, ka studiuar dhe ka bërë gati të gjithë infrastrukturën si ligjore dhe me llojet e armatimit, mjeteve, që nga mënyra sesi do të prezantohet, por edhe nuk është bërë e ditur emri apo forma se si do të operojë apo do të sillet”, përfundoi Hoxha.

(Marrë nga Shqiptarja.com)

Një Koment në “Rama paralajmëroi luftë për ‘të fortët’ e rrugëve, Artan Hoxha tregon detaje: Do përbëhet nga komando që kanë qenë në Irak

  1. Kollaj eshte per te perdorur armen po me pas do perballen me drejtesine e nje nga nje do perfundojne rrugeve ose me keq akoma ne burgje si kemi perfunduar ne nje pjese e mire e policise ku na perdoren si ne vitin 1997 e me pare e na flaken ne rruge se njeri dhoshte keta nuk jane me ne e tjetri kur vinte ne pushtet nuk jane me ne une si punonjes policie nga pervoja ime them se dhe me nje police te thjeshte krimineli ka frike po te zbatohet ligji dhe jo me forcat renea qe nuk behet fjale, por i forti bashkepunon me politiken e me drejtesine e te thote se ja cfar do te bej une do te heq nga puna dhe me pas fillon konflikti dhe e ben prandaj nje pjese e mire e policise jo politike eshte sote jashte radheve te policise jane ata qe kane menduar se duhet zbatuar drejt ligji jane vertet jo paritiak, , ketu nuk ka te forte po nuk i mbeshteti politika e drejtesia une besoj se ka ne polici djem e vajza te ndershem pervec atyre qe i ka sjelle politika ata te perkedhelurit te pa aftet e servila une besoj ne pastrimin e politikes e te drejtesise dhe forca policore do clirohet nje here e mire nga keta te pa fe e pa atedhe respekte per policine e ndershme nga nje ish punonjes policie L B.

Shto Koment