Politike

Rama prezanton mes batutave kandidatin në Pogradec: U prita me protesta nga shoku i Giridës

  • “Do bëhet ministër”, Balliu i përgjigjet ironisë së Ramës: Do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut
  • Rama ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Pogradec, Ilir Xhakollin, duke thënë se pas 30 qershorit ky qytet do të transformohet. Rama në fjalën e tij tregoi projektet për rehabilitimin e shëtitores buzë liqenit. Kreu i qeverisë komentoi dhe pritjen me protesta deh bëri batuta me qytetarët që po e dëgjonin duke shkaktuar të qeshura.
    Featured image of article: Rama prezanton mes batutave kandidatin në Pogradec: U prita me protesta nga shoku i Giridës Edi Rama

    KORÇË- Kryeministri Edi Rama sot është ndalur në qarkun e Korçës, ku ka prezantuar kandidatët  për bashkitë. Pas Pustecit, Rama bëri një ndalesë në Pogradec, ku në fjalimin e tij nuk munguan as batutat, por vend zunë dhe deklaratat politike.

    Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.

    Pas deklaratave politike, duke komentuar bllokimin e rrugës nga simpatizantët e PS, kreu i qeverisë tha se ishin organizuar nga çuni i Fahriu dhe shoku i Gridës, duke nën kuptuar Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin. Më tej Rama vijoi me batutën për fallxhoren, duke nxjerrë nga xhepi një filxhan dhe nisi “ta lexojë” duke shkaktuar të qeshura tek qytetarët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kryeministri dhe Partia Socialiste dhe pse presidenti ka anuluar datën e 30 qershorit kanë vijuar fushatën dhe në ditët e fundit janë pritur me protesta nga demokratët. Ditën e djeshme, Ervin Salianji në Korçë është përplasur me Policinë, ndërsa sot situata ka qenë më e qetë.

    (A.B. Dosja.al)

    • 21:22

      Rama tregon incidentin, zbulon se si banditët e ndoqën Niko Peleshin deri në oborrin e policisë

      Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident në vitin 2011 kur për bashkinë e Korçës garonte Niko Peleshi. Rama tregoi se gjatë fushatës elektorale Peleshi është ndjekur nga banditë.

      “Në zgjedhjet e vitit 2011 në Korçë, deri brenda në oborrin e policisë i shkonin pas banditët Niko Peleshit, dhe drejtori i Policisë i thoshte e kemi hapur policinë dhe për qytetarët, jemi transparentë, nuk kemi çfarë t’i themi qytetarit”, tha kryeministri gjatë takimit elektoral në Korçë.

    • 19:12

      “Klevisi bëhet ministër” Rama me filxhan në dorë shkrin gazit qytetarët: Ja çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut

      Edi Rama, nga takimi në Pogradec ka ironizuar Monika Kryemadhin dhe Fahri Balliun, duke nxjerr nga xhepi një filxhan dhe nisi ta “lexonte” atë.

      Ai “tregoi’ ato që Kryemadhi i tregon Balliut kur ulen dhe “shikojnë fatin” në filxhan, dhe tha se Klevis Balliu do të bëhet ministër Drejtësie.

      “Se këtu është zona e Bahri Falliut, edhe doja që tua tregoja me filxhan në dorë, se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut. I thotë, Faro shof një peshk të madh, në formë F, edhe lek i madh Faro lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K këtu çfarë është? Koran? Joo Faro i thotë, kjo K është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky ktu? Po më ha lekët mua? Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një I që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie”, ka rrëfyer në mënyrë ironike Rama.

    • 18:46

      Rama ironi për ish-deputetët e PD: Më bllokoi rrugën çuni i Faros dhe shoku i Gridës

      Edi Rama teksa po fliste para simpatizantëve të PS në Pogradec dhe prezantoi kandidatin për bashkinë e këtij qyteti, Ilir Xhakollin, ka bërë dhe disa batuta për ish-deputetët e PD.

      Kreu i qeverisë komentoi dhe bllokimin e rrugës nga mbështetësit e PD duke thënë se ishte organizuar nga Evrin Salianji dhe Klevis Balliu”

      Apo janë këta, ky djali i Faros me këtë shokun e Gridës që janë aty tek rruga. Bllokuan rrugën një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë”, tha Rama.

    • 18:35

      Rama ofendon kreun e Bashkisë së Pogradecit: Një derdimen që e ka mendjen për pallate

      POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste në Pogradec, ku ka ironizuar kryetarin e bashkisë, Eduart Kapri.

      Rama duke folur për Kaprin, tha se ai nuk ka bërë asnjë punë dhe më pas tha se është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.

      “Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” u shpreh Rama.

    Një Koment në “Rama prezanton mes batutave kandidatin në Pogradec: U prita me protesta nga shoku i Giridës

    1. E ke gabim bre Rame,ai eshte kokrra e hajdutit

    Shto Koment