Politike

“Rama ofendoi “idiot” presidentin Macron”, Berisha tregon se kush i tregoi

Berisha tha në emisionin "360 gradë" se kryeministri Edi Rama kishte ofenduar në zyrën e tij Presidentin e Francës Emanul Macron, duke e quajtur idiot.
Featured image of article: “Rama ofendoi “idiot” presidentin Macron”, Berisha tregon se kush i tregoi

Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ofenduar në zyrëën e vet presidentin francës Makron.

Pjesë nga biseda në studio: 

Berisha: Edhe Miladini edhe Zografi i në vend që ti thonin Sandrit të tyre, pra Vuçiçit vazhdo negociatat pa kushte, siç thotë Ramushi këta i thonë hiqi ti që të vazhdojë negociatat Ramushi. Çfarë e shtynte këtë njeri? Ky mendonte të fitonte ca pikë para Macron. Por mos të harrojmë që Macron di edhe një gjë tjetër. Macron mund të jetë i vetmi njeri në Europë që e ka para të huajve në zyrën e tij “idiot” presidentin Macron dhe këtë ja ka thënë, ja u them unë meqë e doni me emër, ia ka thënë njërit nga eksponentët kryesorë të partisë popullore austriake, Lopatka ka qenë aty edhe një deputet i PS se këta dy miqtë austriak i kishte sjellë ai deputeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zheji: Rama kishte ofenduar në zyrë presidentin Macron?

Berisha: E pyeti Lopatka cfarë thuhet, çfarë do bëhet me negociatat. Ai i tha besoj do hapen. Po ne i tha Lopatka, po Franca? Franca thotë na ka dhënë titullin e legjionit të nderit, po Macron nuk do. Po pse i thotë Lopatka. Po sepse është idiot.

Marrë nga Ora News

Shto Koment