AktualitetPolitike

Rama nxjerr videon e pacientes që fitoi betejën me COVID: Spitali nuk ishte si në TV

Gruaja në video quhet Mirgena Qoshen nga Kruja. Ajo tregon se shenjat e para i nisën në datën 2 nëntor e më pas iu nënshtrua tamponit dhe pas shenjave të lehta u përkeqësua.
Featured image of article: Rama nxjerr videon e pacientes që fitoi betejën me COVID: Spitali nuk ishte si në TV Pacientja qe kaloi COVID

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një tjetër video të një pacienteje që ka kaluar Covid-19. Gruaja në video quhet Mirgena Qoshen nga Kruja. Ajo tregon se shenjat e para i nisën në datën 2 nëntor e më pas iu nënshtrua tamponit dhe pas shenjave të lehta u përkeqësua.

Ajo thotë se pamja në spital ishte ndryshe nga ajo që flitet në televizor.

“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid. Në datë 2 nëntor nisën shqetësimet e para. Shkova te doktoresha. Në fillim isha mirë dhe pastaj më hypi temperatura dhe shkova në spital Aty më dhanë ndihmën e parë me oksigjen. Më dërguan te Infektivi, pavijoni i 3. Më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, shprehet ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment