LIVE UPDATES
Insights

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

25 Mars 2019, 17:56 Nga DOSJA
Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak të besimit që kisha tek ai dhe PS, por sepse kështu shqiptarët do të ndërgjegjësoheshin katër vjet më herët se edhe rilindësit ishin pjesë e të njëjtit sistem oligarkie kriminale që sundon vendin dhe kështu do të lindte katër vjet më herët një lëvizje e re kundër këtyre partive/ banda. Ideja e dytë ishte se kush do të fitonte zgjedhjet e 2013-tës, mund të instalonte një lloj putinizmi në Shqipëri, pasi ishte në logjikën e zhvillimeve të deriatëhershme që lufta midis tri bandave për territor (ose tepsi sipas gjuhës së Ramës) të përfundonte një ditë me mbisundimin e më së fortës.

Kontradiksioni midis këtyre dy ideve qëndronte në atë se, nëse flisja për rrezikun e një putinizmi, do të duhej të parashikoja se instalimi i një regjimi të tillë e vështirësonte mundësinë e lindjes së një force të re antisistem.

Po pse nuk e kam vënë në dukje këtë kontradiksion? Për shkak se në ato vite kam gjykuar se lindja e lëvizjes antisistem, për shkak të zhgënjimit të shqiptarëve me të gjitha partitë, dhe putinizmi ishin dy mundësi të hapura, njëra optimiste dhe tjetra pesimiste; si të thuash pjesa plot dhe pjesa bosh e shishes.

Me vullnetin për të inkurajuar lëvizjen antisistem, kam mbështetur e votuar lëvizjen e Bojaxhiut në zgjedhjet bashkiake 2015 dhe pastaj partinë e Ben Blushit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Ndërkaq, zhvillimet që kanë ndodhur, ku hyjnë edhe dështimet e këtyre të dyve, edhe nxjerrja e LSI nga koalicioni në mandatin e dytë të Ramës, më kanë zhytur gjithnjë e më shumë për kah pjesa bosh e shishes: tek ideja se sistemi po degradonte në kontrollimin e gjithçkaje nga një bandë e vetme. Më duhet të pohoj se disa nga faktorët që kanë çuar në këtë rënie nuk i kam parashikuar dot më 2013. Nuk kam imagjinuar dot se papërgjegjshmëria e rilindësve (ngulmoj: e rilindësve, jo vetëm e Ramës, sepse i konsideroj të gjithë përgjegjës) mund të arrinte nivele të tilla bashkëpunimi me krimin; as nivelet kaq të larta të ikjes së shqiptarëve, si shpëtim nga e keqja; as nënshtrimin dhe bashkëpunimin deri në këtë shkallë të elitës intelektuale me të keqen; dhe as bashkëpunimin kaq të turpshëm të euroburokratëve me këtë regjim.

* * *

Kur shpërthyen protestat e studentëve, i jam rikthyer dilemës së vitit 2013 në formën e pyetjes: mos ndoshta jam gabuar duke u zhytur shumë në pjesën bosh/pesimiste të shishes, ndërkohë që procesi i kapjes së shtetit nga Rama nuk paska ecur aq përpara sa ç’më dukej? Mos vallë këto protesta flasin për një situatë ku mundësia e një lëvizjeje antisistem ekziston? Refuzimi i shumicës së studentëve për t’i kthyer në lëvizje politike antisistem kërkesat e tyre ekonomike ma shuan që në djep këtë pikëpyetje, duke i dhënë të drejtë pjesës bosh të shishes. Kufizimi më i madh që treguan ato protesta, qe pikërisht fakti se masa e studentëve u shfaq e paformuar kulturalisht për të ndërtuar një vizion tjetër për një Shqipëri demokratike dhe aq më pak për ta materializuar këtë vizion nëpërmjet një lëvizjeje apo partie të re. Protesta mbeti një kundërtim ndaj prekjes së interesave të studentëve nga e keqja, por pa sugjeruar ndonjë projekt politik për luftën kundër saj dhe ndërtimin e një vizioni alternativ për gjithë shqiptarët.

Dilema: rënie e mëtejshme drejt putinizmit apo ringritje drejt demokracisë ka mbetur gjithsesi e hapur për shkak se protestat e studentëve u pasuan shumë shpejt me ato të opozitës, me lënien e mandatit nga deputetët e saj, duke e shtruar edhe një herë atë në formën e pyetjes: a janë këto protesta dhe lënia e mandatit grahmat e fundit të rezistencës së këtij populli përpara instalimit të një putinizmi, apo nuk duhet nënvleftësuar shpirti i protestës së këtij populli, aversioni i tij ndaj figurave autoritare që kërkojnë të ringjallin fantazmën e Enver Hoxhës, sikurse është edhe Edi Rama?

Këtë pyetje mund ta artikulosh edhe në forma më konkrete të tilla si: A mund të qëndrojë në këmbë një regjim alla-Putin vetëm me propagandë pa një farë aftësie qeverisëse – çka ky ekip nuk e ka fare? A mund të mbahet ai vetëm te paratë e krimit pa një ekonomi të shëndoshë? A mos po ndodh që Rama, duke iu shtuar oreksi për t’i grabitur paratë e shqiptarëve vetëm me bandën e rilindësve, i ka vënë me shpatulla pas murit jo vetëm shqiptarët e tjerë, por edhe partitë/banda të tjera, duke u aktivizuar energjitë e luftës për mbijetesë dhe duke prishur ekuilibrin e sistemit? Apo pikërisht sepse ndodhet përballë gjithë këtyre vështirësive po i lind përditë e më shumë nevoja të shtojë metodat shtypëse kundrejt kundërshtarëve, siç u sugjerua qartë edhe nga fjalimi i fundit, në sheshin “Nënë Tereza”, dhe kjo do të na çojë drejt eliminimit të çdo mundësie kundërshtimi dhe instalimit përfundimtar të putinizmit?

Në momentin aktual, përgjigjja mbetet e hapur, por dy gjëra di të them me siguri. Së pari, se ata që mendojnë se Rama dhe rilindësit mund të kenë racionalitetin ta shohin humnerën se ku po na çojnë dhe të bëjnë prapaktheu, gabohen rëndë. Së dyti, se ashtu si lëvizja e studentëve, edhe protestat e opozitës nuk mund të kenë sukses nëse kufizohen vetëm në kundërshtimin e së keqes, pa na ofruar një projekt alternativ të besueshëm për rrëzimin e këtij sistemi kriminal.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama fatos lubonja edi rama fatos lubonja

Sondazh

Poll
Insights 25 Mars 2019, 10:11

Pengmarrja totale e shtetit oligarkik

Ngjarjet e fundit politike dhe kriminale ne Shqipëri kanë treguar se ka rënë krejtësisht rendi publik, kjo si pasojë e kapjes së qeverisë, parlamentit, prokuror...

Insights 25 Mars 2019, 08:44

Shullazi në gjurmët e Dajtit!

TIRANË-  Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telen...

Insights 25 Mars 2019, 06:31

“Ballkanizimi” i BE-së është i rrezikshëm

BULLGARI- Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria fal...

Insights 24 Mars 2019, 14:38

Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politik...

Insights 22 Mars 2019, 11:02

Mjafton ti bëni Like bojës

Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...

Insights 20 Mars 2019, 20:39

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni