Politike

“Vaj medet”/ Rama nuk ndalon me videot qesharake, ironizon deklaratën e Monika Kryemadhit. Bashës, Berishës dhe Metës i ndryshon look

Edi Rama sërish ka postuar një video tjetër ku në qëndër të saj është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi por dhe politikanët e tjerë Basha, Meta dhe Berisha.

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook aty ku ironizon deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ku thotë se partinë e saj nuk e zë virusi.

 “Vaj medet” shkruan Rama në videon e tij.

“Kështu Monika Kryemadhi na pohoi hapur se LSI ka imunitet të fortë ndaj koronavirusit. Shumëkush pyet se cila është arsyeja, përgjigjen na e jep vetë Kryemadhi. Monika Kryemadhi sapo na vërtetoi se njerëzit e LSI i kanë xhepat dhe pjatat plot aq shumë saqë nuk pyesin për koronavirusin”.- thuhet në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e shpërndarë nga kryeministri, cila ilustrohet me deklaratat e Kryemadhit në komunikime të ndryshme përfshi edhe takimin e saj me banorët, tre ditë më parë në zonën e Kombinatit, takim ku edhe u gjobit nga policia me 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës.

Në fund të videos Rama ka vendosur flokët e Kryemadhit në fytyrën e Bashës, Berishës dhe Metës, duke i kthyer në bjondë, moment ky që ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment