Sport

Rama nuk mban premtimin për tatimet e futbollistëve, Federata për momentin kënaqet me dy vite

"E kemi kërkuar me kohë. Ky është një nga elementët bazë për të formalizuar futbollin dhe sportin"
Featured image of article: Rama nuk mban premtimin për tatimet e futbollistëve, Federata për momentin kënaqet me dy vite Duka dhe Rama

Heqja e tatim fitimit për pagat e futbollistëve për dy vite sot u miratua në parlamentin shqiptar, por nuk është absolutisht i mjaftueshëm. Edhe pse zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, duke folur për Supersport tha se ky mund të konsiderohet lajm i mirë, nuk duhet të harrojmë konferencën e famshme Rama-Duka, ku kryeministri para një viti premtoi se do të hiqte tatim-fitimin për 5 vjet dhe jo dy.

“Ky është një lajm shumë i mirë. E kemi kërkuar me kohë. Ky është një nga elementët bazë për të formalizuar futbollin dhe sportin. Këtu flitet për rastet e klubeve të caktuara, që i kanë pasur pagat reale dhe janë miliona lekë që do të kursehen”, deklaroi Libohova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një tjetër gjë pozitive për lojtarët është se kur të shkojnë në arbitrazh në rast prishjeje të kontratës, do të përfitojnë shumën që kanë shënuar në kontratë. Ligji i sponsorizimit është kryesor, por për momentin nuk ka kaluar ende. Qeveria për futbollin ka bërë shumë, pasi janë ndërtuar shumë ambiente të reja”, shtoi ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment