Politike

Rama nuk i ndahet Bashës: Karakteri i dobët që kanë bëhet pasqyrë e shembullit më të keq, po vë njerëzit në rrezik 

VIDEO
Rama gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me kandidatët për deputetë në Lezhë, tha se PD, karakter të dobët dhe sipas tij kjo gjë bën që ata të japin tek njerëzit shembullin më të keq të mundshëm.
Featured image of article: Rama nuk i ndahet Bashës: Karakteri i dobët që kanë bëhet pasqyrë e shembullit më të keq, po vë njerëzit në rrezik  Edi Rama

LEZHË– Kryeministri Edi Rama, edhe ditën e sotme nuk i është ndarë Kryedemokratit Lulzim Basha, për fushatën elektoarale, ku janë grumbulluar dhjetëra njerëz.

Rama gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me kandidatët për deputetë në Lezhë, tha se PD, karakter të dobët dhe sipas tij kjo gjë bën që ata të japin tek njerëzit shembullin më të keq të mundshëm. Rama tha se mbledhja e njerëzve në këtë kohë pandimie është absurde duke shtuar se për shkak të fushatës, Basha sipas tij po vë në rrezik njerëzit. 


“Të bëjmë atë detyrë të thjeshtë që na tako, të mos shkelim rregullat, për vota dhe për politikë. Duke vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimeve të turpshme, të papërgjegjshme, që tregojnë në fund të ditës se politika është çështje karakteri, ata nuk e kanë. Për fat të keq karakteri i dobët, bëhet pasqyrë duke dhënë shembullin më të keq të mundshëm, dhe më absurd, ndërkohë që e para gjë që marrim përsipër, është që të japim një shembull sa më të mirë. Ne nuk e kemi zakon ti kushtojmë rëndësinë gjëravetë vogla, kështu humbim kohë duke u marrë me dëmet e mëdha. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, ne do të bëjmë maksimumin që shëndeti të mos cënohet dhe njerëzit tanë të jenë të shëndetshëm.“- tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: Do e mbyllin fushatën tek “Shefqet Ndroqi”, po erdhën ata s’ka më vaksina! Luli si Gjino, Gjekmarkaj një lolo

(a.k.dosja.al)

Shto Koment