Politike

Rama njofton studentët: Nuk do u ndërpritet bursa, me ato para ndihmoni dhe familjet

VIDEO
Në deklaratën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se studentëve ekselentë nuk do u ndërpritet bursa.
Featured image of article: Rama njofton studentët: Nuk do u ndërpritet bursa, me ato para ndihmoni dhe familjet Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhviluar një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije masat e reja që janë marrë nga qeveria. Në deklaratën e tij, Kryeministri tha se studentëve nuk do u ndërpritet bursa.

Rama shtoi më tej se të gjithë nuk po rrinë në shtëpi se duan, por me ato para po ndihmojnë dhe familjet e tyre.  Nuk i heqim bursën ekselentëve, pasi ata nuk janë me pushime. Por bursën nuk do ia heqim as studnetëve të tjerë, pasi ndihmojnë dhe familjen”, ishte kjo deklarata e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment