Politike

Rama ngre tonet në Durrës: Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë, Basha ka lëshuar pëllumbat

VIDEO
Në dutën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.
Featured image of article: Rama ngre tonet në Durrës: Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë, Basha ka lëshuar pëllumbat Edi Rama

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në Durrës, tkesa ka thënë se komunisti i vërtetë ndodhet në Gjirin e Lalëzit.

Në dutën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.


“Votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë mos ju dalin më përpara dhe mos ju rrejë mendja se kur flasim për shkuarjen mbrapa bëjmë retorikë, i patë, ka Zot që i nxori lakuriq, jo si puna ime paqësor, i nxori lakuriq për t’i kujtuar shqiptarëve se ky është momenti për ta ndarë historinë më dysh për familjen tuaj. A je në vete? A je në vete more? Ku je i djathtë ti? Ti i ke lëshuar pllumbat se thonë që jemi të djathtë, jemi anti-komunistë. Kush është komunist këtu, Milva, Çela, kush është? Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë. Ai flokët xhel dynjoja dhe ty thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për ti rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës. Me 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djathë,”- tha Rama.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

LAJM KRYESOR: Rama mbyll mitingun në Durrës, niset për në Vlorë: Votoni nr 12, lëreni numrin e djallit, komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit. Meta të lërë rakinë

(f.m/dosja.al)

Shto Koment