Politike

Rama nga Kosova: Dua të bëj shumë të qartë…. kjo nuk lidhet me karrierën e dy personave

VIDEO
Rama tha se  i vjen keq që reagimet të ndryshme hedhin helmin e të përditshmes politike dhe në kohë lufte.
Featured image of article: Rama nga Kosova: Dua të bëj shumë të qartë…. kjo nuk lidhet me karrierën e dy personave Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në përfundim të viziztës dy ditore në Kosovë. Në deklaratën e tij, Rama tha se  i vjen keq që reagimet të ndryshme hedhin helmin e të përditshmes politike dhe në kohë lufte.

Dua ta bëj shumë të qartë, që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme në reagimin qytetar, se si helmi i të përditshmes politike ka ndikuar në bazën e politikës kombëtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Nuk kërkohet të kuptohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi sot si komb, nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike, e as me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqeje. Kjo lidhet me vlerat e luftës për liri të Kosovës”, tha Rama.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment