Politike

Dështimi i negociatave me BE-në, sqarohet Rama: Kur them që do çelen, se kam parë në ëndërr por kam dëgjuar diçka

Kryeministri Edi Rama tha se grantet për tërmetin nuk do të kishin kapur ato shifra nëse do të kishte qënë faji i Shqipërisë që negociatat nuk ishin çelur.
Featured image of article: Dështimi i negociatave me BE-në, sqarohet Rama: Kur them që do çelen, se kam parë në ëndërr por kam dëgjuar diçka Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, Rama tha se grantet për tërmetin nuk do të kishin kapur ato shifra nëse do të kishte qënë faji i Shqipërisë që negociatat nuk ishin çelur.

“Nëse them se do çelen negociatat nuk e them se e kam parë në ëndërr. Por kam dëgjuar diçka. Ne procesin nuk e bëjmë për ata por për vete. Po të ishte problemi ynë për negociatat, të jeni 100% të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca dhe vendet e tjera. Ndodhi ajo që kërkoi Franca, një metodologji të re. Mjafton kjo për të kuptuar që qëndrimi i Francës, nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, ashtu si dhe qëndrimi i Holandës apo Danimarkës,”-u shpreh kreu i qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment