Politike

Rama në shkollën e rindërtuar në Durrës, vë në siklet drejtoreshën: Ti je një shtrigë, të ka dalë nami!

VIDEO
Gjatë inspektimeve përdori batuta me mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës. Kësaj të fundit i tha në mënyrë të drejtpërdrejtë “të ka dalë nami që je shtrigë”.

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një shkollë të re të bërë në qytetin e Durrësit aty ku është njohur edhe me stafin e shkollës.

Gjatë inspektimeve përdori batuta me mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës. Kësaj të fundit i tha në mënyrë të drejtpërdrejtë “të ka dalë nami që je shtrigë”.


Mësuesja: Ishte një mrekulli që…

Rama: Kush është drejtoresha?

Drejtoresha: Unë jam

Rama: Duket nga sytë që…

Mësuesja: Nuk e dija që ishte…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtoresha: Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin

RamaDrejtoreshës: Ti je një shtrigë…

Drejtoresha: Absolutisht jo

Rama: Të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë

Gjatë gjithë inspektimit, Rama bëri edhe disa vërejte për punimet, ndërsa këshilloi që të shikohen me detaj edhe gjerat e vogla. Ai tregoi edhe një eksperiment me dy ashensorë.

Rama: Vetëm këto detajet Dritan. Janë ca gjera të vogla që po i latë ashtu…ato fillojnë pastaj… Është bërë një eksperiment me dy ashensorë, të prodhuar në të njëjtën ditë, vendosur në një godinë, njëri para se të vendosej u shkarravit tjetri u vu i ri.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment