LIVE UPDATES
Politike

Rama në SHBA? “Vatra”: Distancohemi, ai punon me George Sorosin

29 Nëntor 2021, 21:59 Nga DOSJA
Rama në SHBA? “Vatra”: Distancohemi, ai punon me George Sorosin

SHBA – Organizata patriotike shqiptare “Vatra” në SHBA nuk pranon të marrë pjesë në vizitën e kryeministrit Edi Rama në Michigan, edhe pse nuk ka ende një lajm zyrtar. Në deklaratën e publikuar, “Vatra” shkruhet se Rama bashkëpunon me filantropin George Soros për të shkatërruar të djathtën shqiptare, e cila sipas “Vatrës” po rimodelohet, duke lënë të kuptohet se i adresohet “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

DEKLARATA E “VATRËS”

Pak kohë më parë, Ambasadorja e Shqipërisë Floreta Faber i ka bërë kërkesë anëtarit të kryesisë së Vatrës, z. Valentin Lumaj që të mundësojë një takim me Kongresisten Republikane Lisa McClain, kjo mbas dijenisë së saj të njohjes dhe ndihmesës së z. Lumaj për kongresisten gjatë fushatës së saj. Kjo kërkesë dhe i gjithë procesi i komunikimit për të mundësuar këtë takim është i dokumentuar. Arsyeja e paraqitur nga Ambasadorja Faber për këtë takim ka qenë krejtësisht e ndryshme nga tema e ardhes së Kryeministrit Rama në Michigan. Z. Lumaj i ka kërkuar një takim zyrës së protokollit të Kongresistes Lisa McClain, në mes Kongresistes, Ambasadores Faber të shoqëruar nga Konsulli i nderit Ekrem Bardha, Kryetarit të Vatrës Michigan Mondi Rakaj dhe z. Valentin Lumaj. Mbasi është dakordësuar për kohën dhe vendin e takimit dhe teknalitete të tjera, zyra e Kongresistes McClain ia ka konfirmuar këtë takim z. Valentin Lumaj. 

Ditën e takimit, në pritje të Kongresistes McClain, Ambasadorja Faber, z. Rakaj dhe z.Lumaj kanë biseduar për tema të ndryshme dhe gjendjen në Shqipëri, por në asnjë rast Ambasadorja nuk ka përmendur ardhjen e Kryeministrit Shqiptar në Michigan. 

Edhe gjatë takimit me Kongresisten McClain, ambasadorja Faber nuk ka përmendur asnjëherë në grup ardhjen e kryeministrit shqiptar. Ambasadorja Faber, edhe mund të ketë folur në menyrë të kamufluar me kongresisten McClain, por në asnjë rast përfaqesuasit shqiptarë në atë takim nuk janë njoftuar për këtë vizitë të Kryeministrit Rama në Michigan.

I vetmi moment që është përmendur Kryeministri Rama në atë takim është kur z. Lumaj i ka sqaruar gjerë dhe gjatë Kongresistes McClain situatën e vështirë të shkatërrimit të së djathtës politike në Shqipëri si pasojë e influencës së George Soros në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe se e djathta në Shqipëri, është duke bërë përpjekje të fuqishme për të rindërtuar një parti konservatore në përngjasim të Partisë Republikane Amerikane.

Gjatë fjalës së z. Lumaj, ambasadorja Faber, dukshëm e pakënaqur nga fjalët e tij e ka ndërprerë z. Lumaj dukë thënë: “too much politics for me” dhe është ngritur dhe është larguar duke e braktisur takimin në mes. Takimi dhe biseda ka vazhduar edhe mbas largimit të ambasadores Faber. Kryetari i Vatres, Mondi Rakaj i ka shprehur kongresistes McClain mbështetjen e tij, të grupimit “Albanians for Trump” dhe të komunitetit republikan shqiptar në Michigan. Z. Lumaj e ka ftuar Kongresisten Lisa McClain në festimet e komunitetit shqiptar te Festes së Pavaresisë së Shqipërisë, ftesë të cilën kongresistja e ka pranuar me kënaqësi dhe aktualisht ka marrë pjesë në këto festime. 

Kjo ishte panorama e takimit të treanshëm në mes Kongresistes Lisa McClain, ambasadores Faber dhe përfaqësisë së Vatrës.

Dukshëm qëllimi i ambasadores Floreta Faber ka qenë shtrimi i rruges se ardhjes se Kryeministrit Rama, por gjithmonë në mënyrë të fshehtë, të padrejtë dhe te pandershme, duke mos e shprehur në asnjë rast qëllimin e vertetë të saj ardhjes në Michigan. Një ambasadore e aftë dhe e përgjegjshme duhet që të njoftojë publikisht ardhjen e Kryeministrit shqiptar në Michigan. Vatra Michigan distancohet nga kjo axhendë dhe e cilëson si një miopi ambasadoriale mënyrat e shëmtuara dhe metodave shfrytëzimit të pandersëm të situatave të Ambasadores Floreta Faber në shërbim ndaj Kryeministrit Shqiptar. Koha do të tregojë se dhe gjithçka e bërë në errësirë do të dalë në dritë dhe e vërtëta do të prevalojë.
Dega e Vatrës, Michigan, 29 Nëntor 2021.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama foltorja e berishes george soros vatra edi rama foltorja e berishes george soros vatra

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën