Politike

Rama në ‘pikë të hallit’, prezanton si të ri projektin e inaguruar nga Tahiri më 2016 (VD)

Rama ri-prezanton edhe njëherë projektin e vitit 2016 për Policinë e Shtetit. m
Featured image of article: Rama në ‘pikë të hallit’, prezanton si të ri projektin e inaguruar nga Tahiri më 2016 (VD) Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Tiranë-Kryeministri Edi Rama rishet për herë të dytë projektet e qeverisë së tij, që tashmë janë vënë funksion vite më parë. Së fundmi Rama ka deklaruar në një postim në Facebook, se është në vënë në funksion salla e re operative e Komandimit në Policinë e Tiranës.

Por si qëndron e vërteta? 

Kjo sallë operative e cila bën koordinimin në kohë reale të Komisariateve me Policinë Rrugore në raste aksidentesh, me njësinë speciale në rast ngjarjesh kriminale, është vënë në punë më 19 korrik të 2016, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Mesa duket kryeministri është ‘në pikë të hallit’ me punën në polici dhe risjell projektet që tashmë janë në vënë në punë vite më parë.

Postimi i Ramës:

Në cilësinë e Zëvendësministres së Brendshme, Romina prezanton një nga shembujt më kuptimplotë se si teknologjia ka revolucionalizuar shërbimet publike, Qendrën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga kjo sallë, menjëherë pas thirrjeve të qytetarëve në numrin unik 112, bëhet koordinimi në kohë reale i Komisariateve me Policinë Rrugore në raste aksidentesh, me njësinë speciale në rast ngjarjesh kriminale dhe po në kohë reale kryhet monitorimi përmes kamerave policore të trupit, si dhe reagohet ndaj njoftimeve në Komisariatin Dixhital. 

Inagurimi i sallës operative në 2016:

J.V/Dosja.al

Shto Koment