Politike

Rama: Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD! Do ta mbajmë dorën shtrirë…

VIDEO
Rama tha se dorën do ta mbajnë shtrirë dhe janë gati që të bashkëpunojnë me demkoratët.
Featured image of article: Rama: Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD! Do ta mbajmë dorën shtrirë… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se në mandatin e tretë kanë gati një plan jo për të luftuar kundër PD-së por për të cuar deri në fund punën që kanë nisur. Ai tha se dorën do ta mbajnë shtrirë dhe janë gati që të bashkëpunojnë me demkoratët.


‘Kemi një plan shumë ambiciz. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD por për të cuar deri në fund punë të mëdha, do ta presim PD deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin, por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët. Do ta mbajmë të shtrirë dorën dhe nuk do lëmë rast pa ua treguar me vepra se kjo është dekada. Nuk do të thotë që do ti kthejmë arenën debatit politik, do të vazhdojmë punën për të cilën shqiptarët na zgjodhën ne. Do të përkushtohemi që të afrojmë sa më shumë talente të reja.’– tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama mbledh ekipin e Partisë Socialiste: PD të na bashkohet për zgjedhjen e Presidentit…kush nuk na e ka zbardhur faqen, do largohet. Do riciklojmë administratën

(a.b)/dosja.al

Shto Koment