Politike

ME FOTO/ Mes Gjylametit dhe Spiropalit, Rama mbledh në kafe deputetët dhe ministrat, Veliaj u bashkohet me Kajanin në krah

Të pranishëm në këtë lokal shihen edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, ministry për Diasporën, Taulant Balla, kreu i grupit të PS-së, ndërsa në cep të tavolinës, kamera ka pikasur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Featured image of article: ME FOTO/ Mes Gjylametit dhe Spiropalit, Rama mbledh në kafe deputetët dhe ministrat, Veliaj u bashkohet me Kajanin në krah Rama mbledh grupin ne kafe
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim miqësor me disa prej deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste. Në foton që po shikoni, e cila është shkrepur pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, Rama shihet i ulur mes ministres Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylametit, me një grup personash në një nga lokalet e kryqytetit.

Të pranishëm në këtë lokal shihen edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, ministry për Diasporën, Taulant Balla, kreu i grupit të PS-së, ndërsa në cep të tavolinës, kamera ka pikasur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Me djalin e tij, Kajan, Veiaj ka vendosur që t’i bashkohet tavolinës miqësore me në krye Ramën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Rama mbledh grupin ne kafe

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment