Politike

Rama mori në telefon Manjola Cakonin? Basha i ashpër ndaj denoncimit: Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

  • Manjola Cakoni thotë se u kërcënua nga Rama: Denoncova dhe më morën në telefon nga kryeministria
  • Lulzim Basha shkruan se është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare e cila është e mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përbushur nevojat jetike.
    Featured image of article: Rama mori në telefon Manjola Cakonin? Basha i ashpër ndaj denoncimit: Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare Lulzim Basha

    TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashkëshortin dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Krahas videos, Lulzim Basha shkruan se është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare e cila është e mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përbushur nevojat jetike.

    Sipas Bashës, telefonata që Rama i ka bërë zonjës Manjola është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve.

    POSTIMI I LULZIM BASHES:

    Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

    Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

    Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

    Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.

    Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment