Politike

Rama me shallvare në Bruksel, Mustafa Nano: Më duket si i sëmurë mendor

Mustafa Nano është treguar i ashpër me Ramën, duke i thënë se është i sëmurë mendor.
Featured image of article: Rama me shallvare në Bruksel, Mustafa Nano: Më duket si i sëmurë mendor Mustafa Nano, Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel

TIRANË- Veshja e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel ka tërhequr vëmendjen e të gjthëve. Mustafa Nano është treguar i ashpër me Ramën, duke i thënë se është i sëmurë mendor.

Nano i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, teksa ka parë veshjen e Ramës me shallvare dhe në takimin me Donald Tusk, tha se Kryeministri po sillet si gango.

Mua më duket si i sëmurë mendor. Po këmbëngul kot tek ato poturet.  Dëgjo Fevzo, për mua fashion në politikë lëviz aq ngadalë, sa në 100 vjet, si është veshur Ismail Qemali vishet edhe Donald Trump. Dhe nuk do të dalë tani një nga Tirana dhe të ndryshojë fashion në politikë.”, ka qenë kjo deklarata e Mustafa Nano.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Rama me shallvare në Bruksel, Mustafa Nano: Më duket si i sëmurë mendor

  1. O Muci, nuk e ben se do te ndryshoje moden (fashion) por ka probleme shendetsore, duke perfshire dhe ate mendore. Kjo shije e keqe qe po i le drejtuesve te BE do mbetet per nje kohe te gjate, fatkeqsisht.

Shto Koment