Politike

‘Rama më pak i votuari në Partinë Socialiste’, Kryemadhi bën parashikimin, ‘hatërmbetja’ me Metën: Ka tolerancë të ekzagjeruar

‘Listat e hapura, pwr tw hequr vwmendjen nga situara’, Kryemadhi: Rama ka frikw, do dalw mw pak i votuari nw PS
Featured image of article: ‘Rama më pak i votuari në Partinë Socialiste’, Kryemadhi bën parashikimin, ‘hatërmbetja’ me Metën: Ka tolerancë të ekzagjeruar Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjës Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ ka komentuar deklaratën e kryeminisrit Edi Rama sot në Kuvend për hapjen e listave 100%.

Kryemadhi tha se ka qenë e bindur që në fillim që Rama nuk donte lista të hapura por e bëri për të hequr vëmendjen nga problematikat e vendit, duke u shprehur se kryesocialisti do të merrte më pak nota se të gjithë. Sa i përket datës së zgjedhjeve, Kryemadhi nuk i ka fshehur edhe rezervat ndaj presidentit Ilir Meta. 

PJESË NGA BISEDA:

Kryemadhi: Për sa i përket listave të hapura, ajo që unë kam theksuar gjithmonë dhe që e them, kanë qenë një demagogji që në momentin që u hap ideja e listave të hapura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pse është demagogji?

Kryemadhi: Për të larguar vëmendjen nga problematikat, nga mungesa e vendeve të punës, për të hequr vëmendjen nga situata e tmerrshme ekonomike, nga problematikat e qeverisjes së Rilindjes. Pra çështja e listave të hapura ishte për të krijuar një lloj çfokusim debati midis idhtarëve të listave të hapura, kandidatëve e shumë e shumë gjëra të tjera por në fakt në vetvete listat nuk janë të hapura. Sot, ne si opozitë kërkojmë lista të hapura 100% e cila është në propozimin e Këshillit Politik dhe unë shpresoj që ky i fundit i cili do të mblidhet besoj. Nëse do ta mbledhin, besoj se do ta miratojnë hapjen e listave 100%. Të jeni të bindur se ajo që unë kam kuptuar është se Rama nuk ka për ta pranuar një gjë të tillë sepse do të jetë kandidati më pak i votuar në Partinë Socialiste. Kështu që nuk besoj se Rama do të shkojë drejt kësaj gjëje por përdori një kauzë po themi sa demokratike, sa e sinqertë nga qytetarët për të krijuar këtë lloj efekti. Unë nuk mendoj që problemi qëndron këtu, ky është një hap i cili është një proces që duam apo nuk duam do të ecw. Pastaj, nëse ky proces bllokohet do të ndodhë për shkak të Rilindjes, nëse do të zhbllokohet do të ndodhë për shkak të mungesës së çdo lloj bllokimi që mund të krijojnë ose infrastrukture të pamundur për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Data 25 prill tashmë është një datë, është një fillim për të gjitha partitë politike të cilat besoj që fillojnë tashmë agjendën e tyre politike.

A është data e duhur?

Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka data? Rëndësi ka që në kodin zgjedhor që ke miratuar më datë 5 qershor e ka vendosur, 15 prill me 15 maj. Është një datë e cila krijon një mundësi, se ishte 25, 18, 2 apo 9, nuk ka absolutisht asnjë lloj rëndësie. Nuk mendoj që data e zgjedhjeve duhet të ishte objekt konflikti për partitë politike. Unë mendoj që data e zgjedhjeve ishte një proces i cili edhe pse ishte atribut i Presidentit, modestia e tij mund të themi apo toleranca e ekzagjeruar në raste të tilla është që bëri një konsultim me partitë politike. Ndoshta i shërbeu edhe vendit për të krijuar idenë e një funksionimi të disa strukturave, pra për të vendosur një lloj legjitimiteti sepse për hir të së vërtetës e vetmja gjë legjitime që kemi sot në Shqipëri është data 25 prill, pra data e zgjedhjeve’.

Shto Koment