Politike

Rama me nota patriotizmi: Jemi vëllezër me dy shtëpi, bij të një kombi dhe flasim të njëjtën gjuhë

VIDEO
Në fjalën që po ndan në konferencën për shtyp në Prishtinë, Rama tha se shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër, dhe bij të një kombni, që flasin të njëjtën gjuhë.
Featured image of article: Rama me nota patriotizmi: Jemi vëllezër me dy shtëpi, bij të një kombi dhe flasim të njëjtën gjuhë Edi Rama

KOSOVË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk ka marrë përsipër rolin e tutorit apo të kujdestares së Kosovës, por që e konsideron si detyrë që të bashkojë forcat me Kosovën, në një moment të vështirë ku po ngrihen aktakuza ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Në fjalën që po ndan në konferencën për shtyp në Prishtinë, Rama tha se shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër, dhe bij të një kombni, që flasin të njëjtën gjuhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se çfarë duhet të bëjë. Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Erdha të mësoj më tepër gjëra në lidhje me këtë situatë, dhe tashmë pas 24 orësh di më shumë gjëra. Këta janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Ne jemi vëllezër me kemi dy shtete, dy shtëpi, por jemi bij të një kombi dhe flasim të njëjtën gjuhë,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(F.M. Dosja.al)

Shto Koment