Politike

Tërmeti/ Rama: Me ndërtimet e reja nuk do të preken parametrat kryesore të buxhetit, qëllimi është të rrisim ekoniminë (VD)

Rama u shpreh se për ndërtimet e reja nuk do të preken parametrat kryesore të buxhetit.

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka deklaruar se me ndërtimet e reja në vend nuk do të preken parametrat kryesore të buxhetit. Ai theksoi se qëllimi i Komitetit të Rindërtimit nuk është të godasë ekonominë e vendit por ta rritë atë.Rama tha se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB.

“Sot iki në Samirtin e Natos, do të takohemi me vendet anëtarë, do të kërkoj ndihmë për tërmetin. Për publikun duhet të paraqesim një ekspoze, që duhet të kemi sa më shumë informacion, të gjithë edhe ata që janë të terrorizuar nga media, për të kuptuar se shkalla e rrezikut është shumë e ulët. Ministri i Brendshëm duhet të ndjekë edhe procesin e identifikimit të vënies para përgjegjësisë të përgjegjëse, me të gjitha strukturat që përfshihen, në bashkëpunim me prokurorinë dhe Institutuin e ndërtimit. Folëm për riparimet, folëm për pastrimin. Duhet të flitet me bashkitë edhe për katet që janë mbi lejën e ndërtimit. Është me shumë rëndësi të kemi një listë shumë të saktë personave që do të hyjnë në programin e rindërtimit. Duhet tani të fillojmë të kthejmë në shtëpi ata që nuk i kanë banesat të dëmtuara.  Sa i përket çështjes së rindërtimit. Së pari nuk do të prekim parametrat kryesore të buxhetit, këtu sfida nuk është që të rindërtojmë atë që iu detyrohemi këtyre njerëzve për t’u ndërtuar shtëpitë, por nuk duhet të godasim ekonominë tonë. Nuk duhet të heqim dorë nga synimi për të rritur ekonomine. Vlerësimi i saktë për ndërtesa të reja. Qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB. ”, u shpreh Rama. 

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

J.V/Dosja.al

Shto Koment