Politike

Rama mbetet me gojë hapur! Pyet biznesmenen: Si e ke francezin? Kumbaro i thotë me zë të ulët: Nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid…

VIDEO
Ramës i tregon Kumbaro se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin. 
Featured image of article: Rama mbetet me gojë hapur! Pyet biznesmenen: Si e ke francezin? Kumbaro i thotë me zë të ulët: Nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid… Edi Rama dhe Elona

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një tryezë disa biznesmenë të bujqësisë në zonën e jugut. Teksa bëhej prezantimi i të gjithëve me radhë, Rama pyet Elona Bejon, pronaren e Albanik, se si e ka partnerin e saj, i cili ishte nga Franca.  Në këtë moment, Ramës i tregon ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.


BISEDË:

Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.

Rama: Elona është kampione. Cfarë thotë ai francezi jot?

Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.

Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?

Gruaja: Në Francë

Rama: Në Francë e mori?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.

Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.

Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.

Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?

Gruaja: Patjetër.

Rama: Respekte.

Maxhidi dhe Elona

Elona Bejo dhe partneri i saj libanez, Maxhid A., i cili ishte me shtetësi franceze, zunë faqet e para të portaleve pasi në verën e vitit të shkuarën, ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Maxhid, A, prej vitesh jetonte dhe punonte në Shqipëri, ndërsa më herët një fermë si kjo, e kishte ngritur edhe në qytetin e Elbasanit. Tashmë bizneset e tij i menaxhon Elona Bejo.

(a.b;f.g/dosja.al)

Shto Koment