Politike

Deklaratat e Ramës në Rusi, Yuri Kim mbështet kryeministrin: Korrigjoi Lavrov-in, Shqipëria s’është e detyruar nga SHBA

Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se ministri i Jashtëm i Rusisë u përpoq që të thoshte se Shqipëria është e detyruar nga NATO dhe SHBA.
Featured image of article: Deklaratat e Ramës në Rusi, Yuri Kim mbështet kryeministrin: Korrigjoi Lavrov-in, Shqipëria s’është e detyruar nga SHBA Edi Rama me Sergei Lavrov dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadaroja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Rusi dhe deklaratat e tij gjatë takimit me Segrei Lavrov. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se ministri i Jashtëm i Rusisë u përpoq që të thoshte se Shqipëria është e detyruar nga NATO dhe SHBA. Por sipas saj Rama e korrigjoi dhe tha se nuk është detyrim, por zgjedhje me vetëdije të plotë dhe Shqipëria ndihet krenare që ka këta aleatë.

POSTIMI I PLOTË I KIM

Më 26 shkurt, Lavrov u përpoq të thoshte se Shqipëria është e detyruar ndaj NATO-s dhe BE-së dhe e pengojnë në lidhjet me Rusinë. Edi Rama e korrigjoi: Ne nuk jemi me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar të bëjmë, por sepse ne kemi zgjedhur për dhe jemi krenar që i përkasim asaj familjeje të madhe.

LAVROV: Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie bilaterale aq intensivisht sa të mundemi… por Kryeministri përmendi detyrimet që Shqipëria ka ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj… Ne dimë për synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga këto shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, ato të dobishme të ndërsjella në tregti, investime, tregti dhe marrëdhënie ekonomike, bashkëpunim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RAMA: Do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në jo sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familje të madhe.

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku zhvilloi një takim dhe një konferecnë për mediat me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Gjatë konferencës Rama dhe Lavrov patën një përplasje me njëri-tjetrin në lidhje me çështjen e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi dhe ndikimin e SHBA-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment